Hidromorava

Në AAK aderojnë 100 qytetarë të rinj

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Kryetari i AAK-së në Gjilan, njëherit kandidat për kryetar të komunës Rexhep Kadriu, është takuar me rreth 100 qytetarë, të cilët kanë shprehur dëshirën t`i bashkëngjiten rrugës së Aleancës drejt fitores.

Ky takim është bërë i mundur nga kandidatja për këshilltare komunale nga radhët e AAK-së Mirvete Sadiku-Imeri, e cila i ka mundësuar këtyre qytetarëve që të bashkëbisedojnë me Kadriun.

UBT

Kadriu ka falënderuar qytetarët dhe njëherit i ka uruar ata për marrjen e librezave të Aleancës, ndërsa ka thënë se siç ka ndodhur edhe me qytetarë të tjerë, edhe me këta do të mundohen të gjejnë zgjidhje për realizimin e kërkesave të tyre dhe evitimin e problemeve.“Që me marrjen e postit të kryetarit të AAK-së në Gjilan dhe me daljen në teren, jam njohur me gjendjen e keqe në të cilën jetojnë qytetarët tanë. Kam identifikuar probleme, parregullsi, vështirësi dhe një numër të kërkesave, të cilat bashke me Aleancën jemi munduar t`i plotësojmë. Me ju sot, do të flasim për kërkesat që ju keni dhe unë premtojë që do të gjejmë zgjidhje bashkë”, ka thënë Kadriu.

Ai ka thënë se tashmë është dëshmuar që Aleanca në Gjilan nuk ka vetëm fjalë, por ka punë dhe vepra, prandaj ka shtuar se kërkon nga qytetarët që kjo punë të bëhet e mundur të vazhdojë më 3 nëntor thuhet në njoftimin e degës së AAK-së në Gjilan./rajonipress/