ARKATANA

Në 7,343 aksidente humbën jetën 61 persona

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Numri i madh i aksidenteve, të cilat kanë ndodhur gjatë pjesës së parë të vitit 2014, e ku humbën jetën 61 persona, duket se ka ndikuar që të rritet edhe numri i tiketave me gjoba të shqiptuara nga ana e policisë së Kosovës për vozitësit.

Numri i tiketave të shqiptuara gjatë periudhës janar – qershor, nga ana e Policisë së Kosovës, ka shkuar në 164,641.

Fundamenti

Ndërsa, numri i aksidenteve gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2014 ka shkuar në 7,343, prej tyre 431 aksidente të cilësuara si “Godit dhe Ik”, 4,652 aksidente të cilësuara si “aksidente me dëme”, 4,209 aksidente të cilësuara “aksidente me lëndime”, ku kanë pësuar lëndime 4,338 persona dhe, aksidente të cilësuara si fatale kanë ndodhur 51, ku jetën e kanë humbur 61 persona.

Policia e Kosovës, për të parandaluar numrin e madh të aksidenteve të komunikacionit nëpër rrugët e Kosovës, prej datës 1 deri më 7 maj e kishte organizuar fushatën ‘javën e sigurisë’, qëllimi i së cilës ishte ruajtja e jetës së qytetarëve dhe ngritja e vetëdijes karshi këtij problemi. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.