FIDANISHTJA

Në 70 vjetorin e Masakrës së Gjilanit : Mulla Idriz Gjilani

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Teksti, muzika dhe interpretimi: Demir Krasniqi

Hej, jehuan malet , o, n’ katër anë –
Hej, na ka dalë , o, një trim me famë ,
Hej, hakikat si e do vatani ,
Mulla Idrizi , o, nga Gjilani ,
Në Kur’an , ai ishte betua –
Për Atdhe , o, me luftua !
Mulla Idrizi , o, atdhetar ,
Arsimdashësi i ynë kombëtar ,

-Pa u shkollua me djem e çika –
Jo!Jo! Për ne nuk zbardhon drita !
Hej, ngriti zërin , o, deri n’ re –
Hej, pa liri , jo, nuk ka as fe !
Hej, nuk i lëshojmë kurrë tokat shqiptare –
Deri n’ djep , o, për pa dalë fare !
S’e lëshoj pushkën , jo, kurrë prej dore –
Ose vdekje , ose fitore !

ARKATANA

Mulla Idrizi, o, trim i parë ,
Komandanti, o, vullnetarë !
Porsi qiri , o, në shandan –
Oh, e shkriu jetën , o, për vatan !
Hej, deri n’ vdekje luftoi n’ këto male ,
Hej, i pa thyeshëm , o, n’ ideale ,
Hej, për bashkimin , o, gjithëkombëtarë ,
Për kufirin , o, gjithëshqiptarë !…

Flakadani, o, i lirisë –
Shëmbëlltyrë e historisë !
Mulla Idrizi, o, luftëtar ,
Trim – tribuni, o, legjendar ,
E dogj vetin, o, pa nishan –
Oh, për Atdhe, o, u bë kurban !
*****
Demir KRASNIQI : “MALLËNGJIME E USHTIMA” – Gjilan, 1993, faqe 144.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.