Në 70 – vjetorin e Masakrës : Pyetje për Gjilanin
Po e pyesin Gjilanin, Faqet e historisë – Ku e ke thesarin
E trashëgimisë ?!
Po e pyesin Gjilanin,
Bjeshkët e Shkëlzenit –
Ku e ke lapidarin
E Idriz Seferit ?!
Po e pyesin Gjilanin,
Reisi e myderrizi –
Ku e ka lapidarin,
Hero Mulla Idrizi ?!
Po e pyesin Gjilanin ,
Pashtriku e Koritniku –
Ku e ka lapidarin,
Hasan Ali Remniku ?!
Po e pyesin Gjilanin,
Drini e Shkumbini –
Ku e ka lapidarin,
Vehbi Ibrahimi ?!
Ku i kanë përmendoret
Dhe shumë trima tjerë –
Me gjak skuqen trojet
Dhe sollën Pranverë ?!
Ku i kanë përmendoret –
Yjtë e trimërisë,
Heronjtë dhe dëshmorët
E Lirisë , Pavarësisë ?!…
Ku i kanë përmendoret,
Luftëtarët heroikë –
Që ia sollën kurorën ,
Kosovës – Republikë ?!
Gjilan, më 06.11. 2015. Demir Krasniqi


