Uji Dea

Në 5-vjetorin e vdekjes, poetët janë të pavdekshëm …!

/ 4 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Poetët janë të frymorë të çuditshëm në jetë. Ata e jetojnë me vargje, rima, strofa e me vepra të tyre poetike lirike. Pse jo? Edhe Abdullah Konusheci, poet, tash i ndjerë, na iku tinëzisht. Tinëzisht e mori vdekja e pamëshirshme. Na iku Abdullahu dhe mbeti një krijues i pavdekshëm. Tash e 5 vjet ai na mungon. Abdullah Konusheci qe një poet i madh një lirik. E madhe ishte edhe veprimtaria e lloj-llojshme e tij.

Ai ishte jo vetëm poet, por edhe studiues i letërsisë sonë shqipe. Vdiq pas një sëmundjeje të rëndë, në moshën 55-vjeçare. Por, poetët nuk vdesin! Jo! Ata ndërrojnë vetëm gjendjen “tjetër” të jetës së tyre. Vepra e tyre mbesin gjallë. Ajo do të jetojë gjatë, gjatë sa të jetojnë njeriu.

Ai (Abdullahu) qe njeri paksa i hajthëm. Fytyra e tij të përkujton Migjenin e madh. Pse jo? E kishte lodhur pak sëmundja. Por, edhe në atë “lodhje” të rëndë, ai krijonte dhe s’e ndalte vargut dhe studimet nga letërsia. Ai nuk e vërente kohën, as vitet, por i vërente me dashuri të madhe librat, studimet, vargjet, veprat dhe botimin e tyre. Ai (Abdullalhu) ishte anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës. Jo vetëm kaq.

Abdullah Konushevci lindi më 1 maj 1958 në Prishtinë. Mbaroi fakultetin filozofik në Prishtinë e Zagreb. Punoi në gazetën e studentëve “Bota e re” dhe në gazetën “Rilindja”. Pas mbylljes së “Rilindjes”, mbeti pa punë. Ka botuar me qindra artikuj dhe recensione për letërsinë e shkruar dhe gojore, për çështje të gjuhësisë dhe onomastikës, si dhe ka përgatitur për shtyp një numër të madh veprash e revistash letrare. Shumë poezi të tij janë përkthyer anglisht, spanjisht, gjermanisht, rumanisht, sllovenisht, kroatisht, sllovakisht dhe turqisht. Ai ishte laureat i shumë çmimeve kombëtare për letërsinë si dhe autor i disa teksteve shkollore për letërsinë. Ka përkthyer nga gjuha angleze disa prej autorëve të letërsisë botërore, si: Hemingvein, Tagoren, Ludo Hupperts etj.

Mobi Casa

Veprimtaria e tij është e gjithanshme dhe shumë dimensionale. Ai, sidomos është dalluar poet, poet i ndjenjave të holla. Poezia e tij është një veçanti e rrallë e artit, e cila e thotë rizbulimin dhe pleksjen e bukurisë së lashtë me të sotmen, me gjetjen e kodit të mëvetësishëm të formulimit poetik të historisë, të etnopsikologjisë e të dashurisë, me urtinë e kthjelltësinë e vargut dhe me lojën e tij deri në kulmet magjike, me përmasën e re të gjeografisë poetike të etnisë, me shpirtëzimin dhe rikuptimësimin e mitit pellazgjiko – shqiptar, gjeti, në të vërtetë, “Fyellin Magjik” që e bëri vargun e tij emblematike jo vetëm për brezin e poetëve të viteve tetëdhjetë dhe, mbase, jo vetëm për poezinë shqipe.

Gjer më sot, ky poet yni, ka botuar këto vepra: “Pasqyrë dhe diell” (poezi, 1979); “Rënia e mollës” (poezi, 1981) ; “Qerrja e diellit”, ( poezi, 1983); “Loja e strucit” (poezi, 1987); “Të qenët të mosqenë” ( poezi, 1990); “Pikat AD” (poezi, 2002); “Dashni dhe vdekje” (poezi ,2011); “Lutje dashurie” poezi; “Gjuha shqipe XI”, (tekst shkollor, 2004, 2009); “Demaçi, vepra letrare”, (monografi, 2008); “Për poezinë” (artikuj dhe vështrime, 2008); “Romani ‘Gjarpinjtë e gjakut’ (artikuj të zgjedhur letrarë, 2011); “At Gjergj Fishta” (2011) ; “Gjinollët e Prishtinës” (monografi, 2013); “Toponomia e Gallapit” (2013) dhe “Jetë e dytë” (poezi dhe dramë, 2013). Ishte një krijues i madhe i letrave tona. Ai nuk do të harrohet, përkundrazi, do të çmohet dhe do të adhurohet nga të gjithë.

Letërsia shqipe e ka humbur një poet e një studiues të zellshëm të saj. Por, edhe pas kësaj “gjendjeje”, ai ka mbetur i pavdekshëm dhe vepra e tij do të jetojë dhe do të çmohet lart si art i jetës letrare tek ne./tefik selimi/rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.