ARKATANA

Në 45-vjetorin e themelimit të “Radio Gjilanit”, Haziri zotohet për mbështetje

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka vizituar sot “Radio Gjilanin”, medium i cili sot shënon 45 vjetorin e themelimit si radio e para në Gjilan, duke i uruar për punë të palodhur deri më tani dhe duke përshëndetur aktivitetin e jashtëzakonshëm të kohës para çlirimit të vendit.

Haziri nga afër është informuar për punën që bënë ky medium, kushtet në të cilat punon dhe kapacitetet profesionale të cilat e kanë përcjellur këtë radio që nga themelimi e deri më tani.

HW

Haziri ka shprehur interesimin e tij për gjendjen dhe situatën jo te lakmueshme teknike dhe ambientet e mediumit, të cilat nuk janë renovuar me vite të tëra dhe ka premtuar mbështetje të vazhdueshme në kuadër të mundësive që ka Komuna e Gjilanit për ta ndihmuar ngritjen e këtij mediumi, që është ikonë e Gjilanit.

Kurse, në emër të “Radio Gjilanit”, Nijazi Selimi ka falënderuar kryetarin Haziri për vizitën dhe interesimin që ka shprehur për mbështetje dhe për bashkëpunim të vazhdueshëm./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.