United Hospital

Në 28 – vjetorin e ndarjes nga jeta të liridashësit : Enver Ramadani – biri i Stublinës ( 1973 – 1990 )

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Teksti, muzika dhe interpretimi : Demir Krasniqi

Drejt diellit të diturisë ,
Seç e grishte aspirata ;
Bashkë me krushqit e lirisë –
Krah për krah në demonstrata .
Korbazitë prapa iu lëshuan ,
Mu në pragun e shtëpisë –
Para motrës e pranguan
Me fjalë t’ egra t’ barbarisë .

Refreni :
Biri i Stublinës ,
Shkollar i Gjilanit ,
Martir i lirës –
Enver Ramadani .
Nëpër zyrta policore –
Pera Trajkoviqi i zi ;
Bënë torturat më çnjerëzore ,
Që s’ janë pa në histori !…
Trajkoviqi i bënte krimin ,
Duke i sharë çdo gjë shqiptare …
Me dorë t’ vet ia bënë kastrimin –
Do t’i qesë Enverat fare !…

Refreni :
Biri i Stublinës …etj.
Me kastrim , elektroshok –
Sulej Pera , ai gjakatar !…
Por si lule e shtriu për tokë :
“S’ke me lindë ma fëmijë shqiptarë !”
Nga kopshti i diturisë ,
Të këputi nga lulet tjera ;
Dora e zezë e mizorisë –
T’i vodhi 17 pranvera !…

HW

Refreni :
Biri i Stublinës …etj.
N’ ideale i fortë si burrë ,
N’ asnjë çast nuk u lëkund ;
N’ dorë t’ armikut s’i ra kurrë –
Vuajtjeve t’ veta iu dha fund !
Në Kalanë e Përjetësisë –
Shokëve t’ vet , ai iu bashkua !
Fanar drite e Lirisë –
Mbi Kosovë për të ndriçua !

Refreni :
Biri i Stublinës …etj.

***** Demir Krasniqi : “Kroi i këngës “ – Gjilan, 2006, faqe 42

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.