Eko Higjiena

Në 2015, asnjë i vdekur nga pickimi i rriqrave

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Ka përfunduar faza e katërt e projektit të financuar nga Komisioni Evropian dhe përkrahur nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës për repelimin e kafshëve shtëpiake si gjedhe, dele e dhi. Në kuadër të Strategjisë për parandalimin e sëmundjes së Etheve Hemoragjike Krime-Kongo, kompania “Fauna”, e cila ka implementuar projektin, ka bërë repelimin e kafshëve në 44 fshatra të komunës së Malishevës, e cila njihet për raste të shumta të të pickuarve nga rriqrat.

Ky projekt i financuar nga Komisioni Evropian kishte filluar në muajin gusht, ndërsa për rezultatet e tij tregon më së miri edhe numri shumë i vogël i të pickuarve të sivjetmë, që për dallim nga vitet e kaluara askush nuk ka humbur jetën nga ethet hemoragjike.

Menaxheri i kompanisë “Fauna”, Bashkim Kurti, thotë për Telegrafin se qëllimi i këtij projekti të financuar nga Komisioni Evropian ka qenë që përmes repelimit të kafshëve, rriqrave t’iu pamundësohet të ushqyerit me gjakun e kafshëve, sepse sipas tij, gjaku i kafshëve është burimi kryesor i zhvillimit dhe shumëzimit të rriqrave.

“Nëse një rriqër femër arrin të thithë gjakun nga kafsha, ajo prodhon deri në 8 mijë vezë dhe i bie se nga një rriqër krijohen edhe rreth 8 mijë rriqra të reja. Përmes repelimit të kafshëve, ne kemi arritur të parandalojmë shumimin e tyre në masë të madhe dhe në këtë mënyrë kemi ulur edhe incidencen e sëmundjes, pra të etheve hemoragjike”, thotë Kurti për Telegrafin.

Uji Dea

Kurti tregon se i njëjti proces i repelimit të kafshëve është realizuar edhe në gjashtë fshatra të komunës së Suharekës, duke përfshirë fshatrat si Dobërdelan, Semetishtë, Nishor, Breshanc, Kosterc dhe Bllacë.

“Repelimi i kafshëve tani është duke vazhduar në fshatrat e komunës së Rahovecit. Këtu njëherë i kemi pasur të përfshira vetëm 7 fshatra, por me kërkesë të Drejtorisë së Shëndetësisë e Mirëqenies Sociale dhe asaj të Bujqësisë të komunës së Rahovecit, drejtuar në Komisionin Evropian, është vendosur që repelimi të bëhet në të gjitha fshatrat e Rahovecit. Por, ai pastaj do të vazhdojë edhe në 13 fshatra të komunës së Klinës”, tregon më tej Kurti.

Ndryshe, si zona dhe grupe më të rrezikuara ndaj kësaj sëmundje janë vlerësuar banorët që jetojnë në rajonet ku sëmundja ka më shumë prevalencë, siç janë Malisheva, Suhareka, Rahoveci dhe Klina. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.