Hidromorava

Në 2011 shqiptari humbi familjen nga përmbytjet, tani ndihmon të tjerët

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

​Tre vjet pas tragjedisë së një familje shqiptare në Itali, ku Flamur Djala humbi gruan dhe dy vajzat nga përmbytjet në Xhenova, mediat e sjellin sërish në vëmendje këtë histori të trishtë, pas përmbytjeve të ditëve të fundit.

Marco Imarisio tregon për Corriere.it historinë e shqiptarit i cili në vitin 2011 humbi familjen nga përmbytjet dhe tani ndihmon të tjetër në këtë katastrofë në Xhenova.

Flamur Djala, i cili humbi dy vajzat dhe gruan në përmbytjet e 2011, tani është bërë pjesë e një grupi të ndihmës për personat që rrezikojnë nga përmbytjet.

Mobi Casa

Vendi ku u mbytën dy vajzat dhe gruaja e tij është përmbytur sërish gjatë ditëve të fundit, gjatë shirave të shumtë në Xhenova. Flamur Djala edhe pse vazhdon të jetojë në Xhenova, i trishtuar shprehet se e urren këtë vend, pasi ky është një qytet i dënuar sepse sa herë që bie shi ndodhin përmbytje.

Imarisio, përdor historinë e Flamur Djalës për të përshkruar dëmin e shkaktuar në qytet nga përmbytjet e shpeshta të lumit Bisagno, i cili kalon përmes Xhenovas.

Për vdekjen e familjes së tij nga përmbytjet e nëntorit 2011, Djala – i cili ende jeton në Xhenova- nuk ka marrë asnjë kompensim.