United Hospital

Në 20 vjetorin e vdekjes së Beqir Musliut mbahen aktivitete të shumta në Gjilan

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Viti 2016, përkatësisht data e 24 qershorit të këtij viti, shënon njëzetvjetorin e shkuarjes në amshim, të njërit nga shkrimtarët më të shquar shqiptarë, Beqir Musliut.

Sipas Sabit Rrustemit Ars Clubi “Beqir Musliu”, duke llogaritur në mbështetjen e komunës së Gjilanit dhe ndonjë institucioni tjetër nga niveli qendror apo dhe asociacione tjera kulturore e letrare, parasheh dhe propozon një serë veprimtarish, mes datave 11 – 24 qershor, që simbolizojnë ardhjen në jetë të këtij korifeu të letrave shqipe po, edhe shkuarjen nga kjo jetë si dhe kujtesën e përhershme për njërin nga emrat e rrallë të letërsisë sonë.

Veprimtaria e parë letrare për Beqir Musliun
(Hapet më 10 maj dhe mbyllet më 24 qershor)
PËRKUSHTIME LETRARE DHE VLERËSIME PËR BEQIR MUSLIUN
Konkurs letrar për poezi, tregime dhe ese, me motivacione nga krijimtaria e Beqir Musliut
Poezia më e mirë – 200 €
Tregimi më i mirë – 300 €
Ese-ja më e mirë – 500 €

Konkurruesit, krijimet e tyre, me shifër, mund t’i përcjellin në adresën e Ars Clubit “Beqir Musliu” në Fejzbuk apo dhe në email adresën elektronike: arsclubgjilani@gmail.com, më së voni deri më 24qershor 2016. Krijimet fituese si dhe ato që merren për botim komunikohen me 15 gusht 2016 ndërsa publikohen me një libër të përbashkët dhe, përurohen në edicionin e tetë të Manifestimit “Vjeshta letrare e Gjilanit” 2016.

Një autor nuk mund të konkurrojë me më shumë se një poezi, një tregim apo dhe një ese.
Veprimtaria e dytë letrare për Beqir Musliun
( Hapet më 10 maj dhe mbyllet më 15 qershor )

PROPOZIMET PËR ÇMIMI LETRAR “BEQIR MUSLIU”
Ftesa për nominime – 10 maj 2016, Emërimi i Jurisë – 20 maj 2016,
Shpallja e fituesit – 15 qershor 2016

Vërejtje:
Propozimet nga subjektet kulturore dhe asociacionet letrare, me një arsyetim të gjerë për krijimtarinë letrare të shkrimtarit të propozuar, i cili ka sjellur vlera të mirëfillta në letërsinë shqipe, me nga një ekzemplar të çdo vepre apo dhe kompletin e veprave të tij, përcillen në Zyrën e kryetarit të Komunës, përkatësisht në Njësinë për Kulturë, Rini e Sport të Gjilanit, më së voni deri më 24 maj 2016.

Mobi Casa

Laureati i Çmimit letrar “Beqir Musliu” për vitin 2016, shpallet me 15 qershor, në Ditën e Çlirimit të Gjilanit. Ndërsa ceremonia e dhënies organizohet me 24 qershor 2016 , në ditën kur Gjilani e përcolli në amshim Beqir Musliun.

Veprimtaria e tretë letrare për Beqir Musliun
( Më 11 qershor 2016, ora 10:00 – 15:00,Gryka e Karadakut, Dunav edicion i radhës – dedikuar Beqir Musliut )

TREKËNDËSHI POETIK I PAQES ME POEZINË E BEQIR MUSLIUT ( deklamime )
Vërejtje:
Në pjesën e dytë të Manifestimit “Trekëndëshi poetik i paqes”, prezantohet poezia e shkrimtarit Agim Mato nga Saranda.
Veprimtaria e katërt letrare për Beqir Musliun
( Më 11 qershor 2016, ora 17:00, ish salla e KK të Gjilanit )

PËRURIMI I STUDIMIT LETRAR “POETIKA E BEQIR MUSLIUT”
Veprimtaria e pestë letrare për Beqir Musliun
( Më 18 qershor 2016, ora 17:00, ish salla e KK të Gjilanit )

VEPRA STUDIMORE E BEGZAD BALIUT PËR BEQIR MUSLIUN
Veprimtaria e gjashtë letrare për Beqir Musliun
( Më 24 .IV. 2016, ora 16, ish salla e KK të Gjilanit )

DHËNIA E ÇMIMIT LETRAR “BEQIR MUSLIU”
Vendimi i Jurisë letrare
Vlerësime rreth krijimtarisë letrare të shkrimtarit fitues
Fjala e kryetarit të komunës
Fjala e shkrimtarit
Pjesë nga krijimtaria letrare e shkrimtarit fitues./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.