HW

Në 20 – vjetorin e masakrës serbe në fshatin Reçak të Shtimes: William Walker – hero i Reçakut

/ 5 minuta lexim
ARKATANA

Nga Demir Krasniqi

Për çdo vjet kur vjen 15 Janari –
Dimri ne na zen , bora dhe acari !…
E kujtojmë masakrën në fshatin Reçak –
Kur lugina e Shtimes na u mbush me gjak !

15 Janar 1999 –
Këtë masakër forcat serbe na e banë !
45 civilë t’ pa fajshëm na i kanë vrarë –
Qytetarë t’ Kosovës , që të gjithë shqiptarë !…

William Walkeri , këtë ngjarje me të parë –
Ishte në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar !
Këtë ngjarje t’ përgjakshme , masakër t’ trishtimit –
E pati cilësuar “krim kundër njerëzimit”!

Masakra e Reçakut – ngjarje kryesore ,
Ka shënuar kthesë të madhe kohore !
Në diplomacinë ndërkombëtare t’ botës –
N’ raport me Serbinë , sjelljet e asaj kohës !

Popullatë t’ pa mbrojtur edhe mbarë Kosovën –
Duke i paraprirë t’ gjitha atyre çfarë ndodhën !
Që çuan deri tek fushata 78 ditore –
Nën komandë të NATO- s e bombardimeve ajrore !

Masakra që ndodhi më 15 Janar 1999 –
La pas veti krime t’ cilësisë shumë të rëndë !
Walkeri e cilësoi krim kundër njerëzimit –
Gjakderdhje të tmerrshme me skena të trishtimit !…

Ambasadori Walker nderohet n’ Amerikë –
Nga komuniteti shqiptarë , pa asnjë pikë frikë !
T’ gjithë ish luftëtarët e Batalionit t’ Atlantikut –
E kujtojnë me nderime , zemërgjerësinë e mikut !

E kujtojnë me nderime heroin e Reçakut –
Ambasadorin William Walker – shpëtimtarin e gjakut !
E cilësojnë gjithmonë si hero t’ Reçakut –
Si mikpritës besnikë , n’ derë të çdo konakut !

Ambasadori Walker , ka qenë dhe mbetet mik –
Për popullin shqiptarë gjithmonë do t’ jetë besnik !
Mbështetës për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës ,
Zhvillim dhe anëtarësim n’ Kombet e Bashkuara t’ botës !

“Nuk kam asnjë trohë mirëkuptim , as besim –
Se ka nxjerrë n’ mënyrë të duhur përvojë dhe mësim ,
Udhëheqja aktuale serbe e të fëlliqëtit –
Nga koha e Sllobodan Millosheviqit !

Nëse serbët kërkojnë pa turp për fytyre –
Që një popull t’i përkas veç shtetit të tyre !
Atëherë të mos bëjnë çdo gjë për ta nënshtruar –
Që është e mundur për ta poshtëruar !

Për ta shtypur dhe çrrënjosur rreth e rrotull –
Nga faqja e dheut të tërë atë popull” !
Kështu theksonte vazhdimisht Walkeri –
Që populli shqiptarë të shpëtoi nga tmerri !

Duke deklaruar skenën në Reçak –
“Si skenë më të tmerrshme – toka mbushë me gjak !”
Që ai kishte parë në jetë ndonjëherë –
Plot gjakderdhje njerëzish edhe plot me tmerr!

Mobi Casa

Kështu fliste t’ drejtën William Walkeri –
Që ishte i dashur porsi gojë sheqeri !
Shef i Misionit Ndërkombëtar të Botës –
Të Verifikimit t’ ngjarjeve të Kosovës !

Mund të ketë menduar se është duke gjykuar –
Padrejtësitë barbare që s’ mundën për t’u duruar !
Se ai po e bënte një gjykim të drejtpërdrejtë –
Një gjykim të ashpër njerëzor për një realitet !

Në atë kohë dimërore , më 16 Janar –
Ishte duke ju folur gazetarëve shqiptarë !
Ishte duke qëndruar në një luginë grushtash –
Përpara një grupi prej më se 20 trupash !…

Mbi 45 trupa u gjenden mbi një kodër –
Në fshatin Reçak , në këtë vend të vogël !
Në pjesën jugore , në komunë të Shtimes –
25 kilometra në jug të Prishtinës !

45 trupa në Reçak janë vra –
Në mesin e tyre , janë vra dhe 3 gra !
N’ masakër është vra një fëmijë 12 vjeçar
Dhe trupi i një plaku ishte 80 – vjeçar !

Më 15 Janar 1999 –
45 civilë shqiptarë , forcat serbe i vranë !
Derisa t’ ekzistojë Shtimja dhe Reçaku –
Toka prej këtij krimi s’ do t’ terët prej gjaku !

William Walkeri në Kosovë kur shkoi ,
Vendin ku u bë masakra pasi e vizitoi …
Ajo që kishte parë n’ Reçak përmbi njerëzi –
Ishte ngjarja më e tmerrshme në jetën e tij !

Walkeri e cilësoi këtë ndodhi të trishtimit –
Si masakër dhe krim kundër njerëzimit !
N’ këtë masakër t’ forcave serbo – sllavë barbarë –
U ekzekutuan 45 civilë shqiptarë !

Viktimat e asaj masakre e tronditën botën –
Për shkak t’ deklaratave t’ tij , që dha për Kosovën !
Që nxitën më pas reagimet e ndërkombëtarëve –
Për t’ ndalur n’ Kosovë dhunën , ndaj shqiptarëve !

Ish – qeveria që atëherë quhej “Jugosllavi” –
E cila u shkërmoq , n’ çdo pëllëmbë bitevi !
Vendin e kaploi terri edhe nata –
E shpalli Walkerin : “Persona non grata”!

Në vitet e fundit , ndonëse n’ pension –
William Walkeri , n’ SHBA qëndron !
Shqiptarët gjithmonë e kanë pritur me ngrohtësi –
Duke i shprehur mirënjohje për përkrahjen e tij !

Gjilan, më 15 Janar 2019.

Demir Krasniqi

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.