HW

Në 20 vjetorin e çlirimit, inaugurohet renovimi i Shtëpisë së Kulturës në Përlepnicë

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Është inauguruar sot renovimi i Shtëpisë e Kulturës në fshatin Përlepnicë, e cila do ta mbaj emrin e heroit Zija Shemsiu dhe të profesorit, shkencëtarit dhe kimistit më të madh të regjionit, Xhavit Ahmeti.

Kryetari Lutfi Haziri, tha me këtë rast se në sallën e kësaj shtëpie është bërë rezistenca politike, aktivitetet kulturore, Flaka e Janarit dhe festat e 28 Nëntorit.

“Në Përlepnicë sot kemi ardhë ‘me la’ një borxh të vjetër. Me këtë shtëpi nuk ka qenë e lidhur vetëm Përlepnica e Gjilani, por krejt shqiptarët e trojeve etnike kanë ardhur në këtë sallë. Këtu është bërë rezistenca politike, janë mbajtur aktivitetet kulturore, Flaka e Janarit dhe festat e 28 Nëntorit. Janë shënuar të gjitha aktivitetet për një dekadë të rëndë që e kemi kaluar. Kjo shtëpi do ta mbaj me krenari emrat e dy heronjve, Zija Shemsiu e Xhavit Ahmeti. Ata kanë qenë udhërrëfyesit tanë, mësuesit tanë, të cilët na kanë mënuar për liri deri në sakrificë. Krenari dhe respekt deri në gjunjëzim për veprat e dëshmorëve”, tha Haziri.

“Në çdo familje në Përlepnicë kemi qenë të mirëpritur, duke vazhduar angazhimin e përbashkët dhe sot i kujtojmë dhe i nderojmë të gjithë baballarët tanë dhe ata njerëz të mirë kryefamiljar që nuk janë në jetë, por edhe të gjithë ato familje, nëna e motra që na kanë shërbyer gjithmonë”, ka thënë Haziri.

Mobi Casa

Fjalë falënderimi për kryetarin Haziri me rastin e inaugurimit të kësaj shtëpie ka shprehur vëllai i Zija Shemsiut, Shabani, vëllai i Xhavit Ahmetit, ish ministri Qemajl Ahmeti, zëvendësministri i Infrastrukturës, Rexhep Kadriu dhe anëtari i Asamblesë Komunale nga radhët e
PDK’së, Bujar Nevzati.

Paraprakisht, kryetari Lutfi Haziri bashkë me përfaqësuesit e familjes Shemsiu e Ahmeti, kanë mbjellë fidane në oborrin e kësaj shtëpie.

Përndryshe, me iniciativë të Lutfi Hazirit, salla e Shtëpisë së Kulturës aty do ta mbajë emrin e Zija Shemsiut, ndërkaq biblioteka, emrin e Xhavit Ahmetit. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.