FITORJA

Në 17-vjetorin e vdekjes, Zeqirja Sait – Goli, ishte internisti i parë në Gjilan

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Tash e 17-vjet më parë na mungon mjeku dhe internisti i parë i popullit në Gjilan, Zeqirja Sait – Goli. Na mungon dhe, mungesa e tij po ndjehet kudo në mjekësinë e Gjilanit e më gjerë. Ai ishte njeri i afërt i popullit. Punën e respektoi gjer në fund. Në Gjilan e në Anamoravë, Zeqirja Saiti ishte i njohur dhe emri i tij nuk harrohej asnjëherë nga qytetarët e këtij qyteti. Zeqa, siç e quanin kolegët, punën e respektoi shumë. Në punë nuk pati mungesa dhe, ai gjithnjë vinte para kohe në vendin e punës. Jo vetëm kjo.

Zeqirja Sait Goli lindi më 1939 në Gjilan. Ishte nga një familje bujare qytetare dhe shumë e respektuar. Shkollimin fillor dhe atë të mesëm i kreu në Gjilan. Fakultetin shumë të adhuruar e të pritur të Mjekësisë e përfundoi në vitin 1964. Dhe, pak më vonë, ai specializoi nga shëndetësia në vitin 1970. Gjilanasit, i madh e i vogël e njihnin Zeqirja Sait Golin si mjek të dashur dhe shumë punëtor. Ai gjithnjë ishte me njerëz që kërkonin ndihmë shëndetësore. Zeqirja Saiti u doli në ndihmë, nuk kurseu mundin dhe nuk ndjeu lodhje as ditë e natën duke i shëruar qytetarët nga sëmundjet e brendshme. Ai qe internisti i parë dhe i merituar në Gjilan.

Në vitin1985 Zeqirja Sait Goli qe shef i repartit në fjalë. Kurrë nuk ndjeu lodhje në punën e tij të përditshme. Ai i deshi njerëzit punëtorë. Thonë se, asnjëherë nuk mungoi nga orari i punës. Detyrën e mjekut e konsideroi si të shenjtë. Shih për këtë, ai qe i respektuar nga masa e popullit. E ndihmoi popullatën e Anamoravës. Në jetë qe bashkëthemelues i Shërbimit të Hemodializës.

ARKATANA

Një kohë, Zeqirja Sait Goli ka punuar si drejtor gjeneral në Qendrën spitalore të Gjilanit. Është meritor për faktin se bëri rikualifikimin e punëtorëve të parë shqiptarë, të cilët gjatë shërbimit në ish-AJ, kanë mbaruar shërbimin sanitar. Ai qe themeluesi i Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Dr. Asllan Elezi” në Gjilan.

Kudo që punoi e veproi si mjek, Zeqirja Sait Goli la përshtypje të mirë në masën e popullit. Ishte njeri i urtë e shumë punëtor në profesionin e tij si internist. Gëzoi autoritet kudo që punoi e veproi. E deshën kolegët mjekë, por edhe ai i respektoi dhe i çmoi. Ishte njëri prej mjekëve që pati virtyte të larta njerëzore.

Për Qendrën spitalore, në Gjilan, është një humbje e madhe. Vdiq në moshën 64 –vjeçare, në vitin 2001 në Gjilan. Ai la pas vetes gruan dhe dy fëmijë: Sunën, motër medicionale dhe djalin, Zihajun. Andaj, tash e 17 vjet na mungon një mjek shumë i merituar i popullit. Mungesa e tij po ndjehet kudo, sidomos ndjehet në familjen e tij dhe në mesin ku ai punoi me përkushtim si mjek (internist) i parë në Gjilan./tefik selimi/rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.