ARKATANA

Në 17 vjetorin e vdekjes përkujtohet Beqir Musliu

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Në 17 vjetorin e vdekjes të hënën është përkujtuar krijuesi më i madh i letrave shqipe Beqir Musliu. Veton Nevzadi, Sabit Rrustemi, Lirije Kajtazi, Ramadan Mehmeti, Musa Sabedini e krijues të tjerë kanë vendosur kurora lulesh tek varri i poetit.

Në mënyrë të organizuar të hënën institucionet komunale, krijues dhe shoqata gjilanase që bartin emrin e Beqir Musliut e kanë përkujtuar përvjetorin e 17 të vdekjes.

Veton Nevzadi i shoqëruar nga Sabit Rrustemi, Lirije Kajtazi, Ramadan Mehmeti, Driton Musilu(djali i Beqir Musliut), Tefik Selimi, Musa Sabedini kanë vendosur kurora lulesh të freskëta tek varri i poetit raporton rajonipress.

“Beqir Musliu ka lindur më 24 qershor 1996 dhe të hënën ka bërë 17 vite që ka ikur nga ndarja fizike sepse ai ende është i pranishëm në çdo aktivitet kulturor, e afirmativ që lidhet me kulturën e letërsinë” tha Veton Nevzadi drejtor për kulturë e sport.

Nevzadi tha se as që mund të mendohet e të zhvillohet ndonjë aktivitet kulturor apo me natyrë krijuese e mos të përmendet krijimtaria e Beqir Musliut. “Komuna e Gjilanit është në përfundim të kompletimit të të gjitha veprave të Beqir Musliut dhe besojmë se kjo do të jetë dhurata më e mirë për krijuesin i cili dha shumë për Anamoravën dhe Kosovën në fushën e krijimtarisë”.

FIDANISHTJA

Edhe, Sabit Rrustemi nga Ars Club “Beqir Musliu” ka thënë se Beqir Musliu do të jetë i pranishëm kudo dhe kurdoherë sepse veprat e tij janë të pavdekshme. Rrustemi ka thënë se monografia më e mirë e Gjilanit gjendet në shkrimet e Beqir Musliut.

Edhe Rrustemi tha se ai së bashku me miqtë e tjerë po bëjnë përpjekje që ta kompletojnë tërë krijimtarinë e Beqës e cila është e bujshme , është cilësore dhe meriton të jetë në çdo bibliotekë institucione e familjare të Kosovës.

Kurse, Musa Sabedini kryetar i Klubit të Gazetarëve “Beqir Musliu”, tha se ky klub me plotë krenari dhe në mënyrë dinjitoze ka arritur që për më tepër se 14 vite ta bartë në kontestin më pozitiv emrin e krijuesit më të madh të letrave shqipe.

Sabedini ka shtuar se institucionet duhet të zgjohen nga gjumi dhe më seriozisht ta trajtojnë tërë atë kontribut që “Beqa i madh” e ka dhënë për letërsinë shqipe e në veçanti për rajonin e Anamoravës.

Ndryshe, shkrimtari Beqir Musliu ka lindur më 11 qershor të vitit 1945 dhe ka vdekur më 24 qershor 1996. Ai është prezantuar thuaja në të gjitha antologjitë e shkrimtarëve shqiptarë të kohës së tij e më vonë. Punimet e tij janë përkthyer në gjuhën frënge, angleze, spanjolle, italiane, arabe, gjermane, hungareze, rumune, turke, sllovake, maqedonase, sllovene, serbe dhe kroate./rajonipress/

Mund të ju interesoj: