ARKATANA

Në 16-vjetorin e pavarësisë, Hyseni me bashkëpunëtorët bëjnë homazhe te varrezat e dëshmorëve

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Pas seancës solemne të Kuvendit Komunal të Gjilanit për nder të 16-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, kryetari i Komunës, Alban Hyseni, me bashkëpunëtorët, kanë bërë homazhe te varrezat e dëshmorëve.

“Sot kemi bërë homazhe për të nderuar të rënët për liri e më pas do të vazhdojmë me aktivitete të tjera. Uroj të gjithë qytetarët e Gjilanit dhe të gjithë Kosovës për 16-vjetorin e pavarësisë, duke shpresuar se puna dhe angazhimi ynë do të sjell një të ardhme të ndritur për të gjithë. Lavdi dëshmorëve e urime 16-vjetori i pavarësisë”, është shprehur Hyseni.

FIDANISHTJA

Po ashtu, në përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Gjilanit, gjatë ditës janë paraparë edhe këto aktivitete: koncert festiv – kolegji “Don Bosko”, performancë skenike (16:40, sheshi “Agim Ramadani”, basketboll mix (14:00, salla e sporteve “Bashkim Selishta”), koncert festiv (17:00, sheshi “Agim Ramadani”), dhe ekspozitë personale nga Migjen Fazliu (20:00, Galeria e Arteve).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.