UBT

Në 16-vjetorin e çlirimit të Gjilanit hapet ekspozita e piktorit Demir Behluli

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 16-vjetorit të çlirimit, në Gjilan është hapur ekspozita e piktorit të njohur Demir Behluli me 60 punime të ndryshme në 60-vjetorin e karrierës së tij dhe u janë ndarë mirënjohje personave që kanë dhënë kontribut të madh në lëmin e kulturës dhe arsimit.

Në këtë ngjarje ka marrë pjesë kryetari Lutfi Haziri, nënkryetari Rexhep Kadriu, udhëheqësi i Njësisë për Kulturë, Bujar Haziri, ish-presidenti Behgjet Pacolli dhe artdashës të Gjilanit.

“Baca Demir është udhërrëfyes i yni, njeri që i ka sfiduar të gjitha kohërat dhe neve na nderon ekspozita e tij personale në ditën e çlirimit të Gjilanit”, ka thënë kryetari Haziri.

Piktori Demir Behluli e ka falënderuar kryetarin Haziri për mundësinë që ta paraqes ekspozitën e tij para publikut gjilanas.

Nga kritikët, ekspozita e Behlulit u vlerësua lartë në aspektin artistik, të cilët thanë se ai edhe këtë herë ka befasuar me përpjekjen e tij, me një bagazh krijimesh që në vetvete kanë mesazhin, metaforën, simbolikën e tyre dhe se kjo është një gjë e bukur për vizitorin e pasionuar të artit të Demir Behlulit.

Uji Dea

Për të gjithë ata që dëshirojnë të vizitojnë punimet e piktorit Demir Behluli, ekspozita qëndron e hapur për dy javë.

Piktori Demir Behluli është nderuar me mirënjohje nga kryetari Haziri, sikurse edhe shumë të tjerë për kontributin në lëmin e kulturës dhe atë të arsimit.

Ndërkohë, gjatë ditës Komuna e Gjilanit ka ndarë mirënjohje edhe për personalitetet që kanë dhënë shumë në sektorin e shëndetësisë, arsim dhe bujqësi.

Kreu i Komunës, Lutfi Haziri tha se të gjithë që morën mirënjohje, kjo nuk është vetëm një copë letre, por letër mirënjohje për punën e madhe që kanë bërë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.