ARKATANA

Në 15 – vjetorin e themelimit, UBT-ja ridizajnon kampusin në Lipjan

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Ideuar nga presidenti dhe rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi, në vigjilje të 15 vjetorit të themelimit të UBT-së, është duke u ridizajnuar Kampusi i UBT-së në Lipjan. UBT-ja, si institucion i arsimit të lartë në Kosovë, është themeluar në vitin 2001, kurse sivjet mbush 15 vjet të aktivitetit akademik.

Organizimi i ridizajnimit po bëhet nga arkitektja Blerta Vula – Rizvanolli, duke u bazuar në përvojat e suksesshme të aktivitetit kreativ me studentët.

Për këtë ridizjanim ishte hapur edhe konkurs, qëllimi i të cilit ishte përfshirja e studentëve në zhvillimin e ideve të reja krijuese, që përshtatin në maksimum ambientet për aktivitete akademike të studentëve.

Konkursi përbëhej nga 4 detyra ridizajnimi: Hapësirat e përbashkëta, Smart Hub, Kantina dhe Ambientet e jashtme.

United Hospital

Në garë ishin 8 grupe, të cilat prezantuan me sukses idetë ridizajnuese të Kampusit, përpara jurisë së përbërë nga rektori Edmond Hajrizi (kryetar), Blerta Vula, Mimoza Sylejmani dhe Muzafer Shala (anëtarë).

Për grupet fituese, përveç çmimeve monetare, është siguruar edhe intership në kompanitë më me emër të Kosovës.

Sipas rektorit Edomond Hajrizi, hapësirat e ridizjanuara do të jenë moderne, me teknologji të përparuar dhe të shfrytëzueshme për studentët./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.