Hidromorava

Në 13-vjetorin e vendimit të GjND-së, Krasniqi: Shpallja e pavarësisë suksesi ynë më i madh historik

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në 13 vjetorin e vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për pavarësinë e Kosovës ka thënë se në këtë ditë kujtohet dhe nderohet sakrifica e madhe ndër breza të popullit dhe lufta e shenjtë e çlirimtare e UÇK-së.

Krasniqi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se si sot, 13 vjet më parë, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë konstatoi se Shpallja e Pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare

UBT

“Me vullnetin dhe përpjekjen për shtetformim të një lidershipi vizionar, në koordinim me miq e aleatë e jo kundër tyre, me dashuri e përkushtim për të ardhmen e sigurt të fëmijëve tanë dhe jo duke e rrezikuar atë – shpallja e pavarësisë është suksesi ynë më i madh historik”, ka shkruar Krasniqi, transmeton Telegrafi.

Në 13 vjetorin e vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për pavarësinë e Kosovës, presidentja e vendit, Vjosa Osmani, përmes një postimin e bërë në Twitter, ka bërë thirrje që vendet të cilat nuk kanë njohur pavarësinë e Kosovës, ta njohin tashmë. /Telegrafi/