UBT

Në 12 vjetorin e vdekjes, njeriu që e ndihmoi Kosovën dhe popullin e tij…

/ 7 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Atë ditë, kur vdiq Bejtullah Kqiku, në vitin 2006, njeriu më bamirës në Kosovë, i madh e i vogël në Gjilan e rrethinë, kanë ndie dhembje. Dhembja ishte e madhe dhe e rëndë. Pse jo? Bejtullah Kqiku ka qenë një bamirës i madh në jetë. Dhe, mu për këtë, njerëzit kanë ndjerë dhembja për te. Ai (Bejtullahu), ua rifilloi jetën shumë familjeve skamnore. U doli në ndihmë më dru, miell e “sende” tjera. Ndihmat e tij janë të shumta e të mëdha. Nuk ka lënë familje dëshmorësh, skamnorësh, familje të martirëve e të tjerë, që ky njeri human që nuk u doli në ndihmë. Ishte njeri zemërmirë dhe shumë human. E ndihmoi Kosovën dhe popullin e saj.

Bejtullah Kqiku nuk jeton më. Ai tash “jeton” i qetë, por vepra e tij humane nuk harrohet për jetë. Dhe, thonë, njerëzit e mëdhenj, bëjnë vepra të mëdha. Edhe Bejtullah Kqiku, 63-vjeçar, nga Gjilani, ndonëse na mungon, vepra e tij jeton dhe është e “gjallë”. Ai nuk punoi vetëm për vete, por edhe për të tjerët. E pati zemrën e madhe. Ai ishte një njeri që e deshi punën dhe njerëzit.

I madh e i vogël nga Dardana e Gjilani, por edhe nga meset tjera të Kosovës dhe jashtë trollit kosovar, e njohin Bejtullah Kqikun si humanisti i madh në jetë. Ai, me punë të palodhur ia “krijoi”vetës imazhin e njeriut human. Ku e kërkoi puna e nevoja, Bejtullah Kqiku ndihmoi pa kursyer nga xhepi i tij.

Vajza e tij Xhevahirja, ish nxënëse e gjimnazit, ato ditë për babain e saj, shtoi këto fjalë:
“Nuk mund ta mendoj dhembjen ndaj prindërit. Ai nuk ka qenë prind vetëm imi, por ka qenë “prind” edhe i shumë të tjerëve. Saherë njerëzit kanë ardhur këtu në zyrë të tij të kërkon ndihmë, ai nuk i ka lëshuar pa i ndihmuar. Unë me sy të mi kam parë se si i nxjerrte paratë nga xhepi dhe u ndihmonte njerëzve. S’e dij çfarë njeriu ishte. Kurrë nuk ka kursyer për askënd. Unë, nga dita e pare, kur ai ka pasur dhembje trupi, nuk jam larguar dot nga ai. Atë e kam pasur jo vetëm prindër, por edhe një “shok” jete e pune. Ja, kur sot ia përmendi emrin, më shkojnë lotët zvarr… E dërguam edhe në Turqi për ta mjekuar, por ja sëmundja e rëndë dhe nuk pati shërim:, shtoi me lot në sy vajza e tij Xhevahirja, e cila, sa herë e zinte fjalën e të atit, Bejtullahut, ajo qante dhe lotët nuk mundte t’i ndalte. Shih për këtë, ai ka ndihmuar me qindra e mijëra familjarë skamnorë, familje luftëtarësh, dëshmorësh, ka ndërtuar rrugë, shkolla, ambulanca, por ka dhënë shumë edhe për botimin e librit shqip, ku e mori epitetin “Miku i madh i librit”.

Bejtullah Kqiku u lind më 1943 në Velegllavë të Dardanës. Si vogël, ai u interesua të punojë dhe të fitojë për ta mbajtur gjallë familjen. Kur Bejta e nisi punën, ishte kohë e vështirë dhe e rëndë jete.

Në Luftën e Parë Botërore, barbarët serbë ia kanë djegur shtëpinë. Po edhe në Luftën e Dytë, atij ia djegin edhe shtëinë tjetër. Jeta nuk u ndalë… I ati i tij, Ademi, nuk e la Bejtën pa shkollë. Ai e regjistroi Bejtullahun në shkollën fillore, më 1955/56. Mësues të parë, Bejta e pati Hysen Ibishin nga Strezvci i Babushit. Kur i vdiq i ati, Ademi, më 1959, iu dhimbs shumë dhe e ndjeu vetën keq. Ishte fëmija më i madh në familje. Iu desh që në familje ta merr timonin e jetës. Ai, pa u hamendur shumë, e mori rrugën e kurbetit për në Banat (Vojvodinë). Më vonë atë e shohim duke shitur dru nëpër qytete të ndryshme. Dhe jo vetëm kaq.

Eco Higjiena

Bejta, në vitin 1964 shpërngulet nga Velegllava e vije në Gjilan. Në fillim ai nuk pati shtëpi dhe iu desh të strehohet te daja i tij në banesë. Më 1966/67 Bejta e fillon punën si taksist në Gjilan. Bleu një makinë “Moskviç”, me të cilën punoi e fitoi “pak”.
Ai kurrë nuk e harroi vendlindjen, Velegllavën, të cilën, si thonë të familjes së tij, gjumin e bëri në Gjilan, ndërsa ëndrrat i shihte atje në vendlinje, Velegllavë. Punoi e nuk u ndalë në jetë. Ai fitoi përvojë të madhe në vozitje. E la makinën dhe në vitin 1966/86 ate e shohim si vozitës në Ndërmarrjen Transportuese “Kosovatrans” në Gjilan. Këtu punoi afro 20 vjet rresht. Ai mbajti vija të shumta e të largëta me autobus. Punoi 14 vjet pa u ndarë nga timoni i makinës. Por, ai udhëtoi edhe më larg, si: në Turqi, Itali, Siri, Spanjë, Rumani etj.

Dhe më 1 janar të vitit 1990, i hapi ndërmarrjen e vet private të pagëzuar “Bejta-Comerce”. Bleu 4 autobusë dhe vazhdoi jetën çdo ditë për Ferizaj, Prishtinë, Kamenicë, Bullgari, Sofje e Qysendil. Dhe 15 korrik të vitit 2000, ky njeri i “vogël” e hapi Kompaninë e Gyrthyesit në Llabjan me emrin “Bejta Komerce”. Kjo është kompania e parë private në Kosovë. Me këtë kompani, Bejtullah Kqiku bëhet personalitet i njohur në Kosovë. Ai me Kompaninë e tij po e ndihmon Kosovën në shumë fusha të jetës.

Në vitin 1995, Kompania “Bejta comerc” e Gjilanit i ka kushtuar tërësisht veprimtarisë prodhuese në lëmin e drurit, ku ka rrumbullakësuar procesin teknologjik nga furnizimi me lëndë të parë (100% vendore) e deri te prodhimet gjysmëfinale dhe finale. Prodhimet gjysmëfinale të kësaj Kompanie, që janë të një cilësie të lartë, arrijnë të depërtojnë edhe në tregun e jashtëm, si: në Itali, Greqi, Egjipt etj. Ndërsa, në Kosovë, prodhimi i tij nuk ka vend që nuk plasohet, i cili ka bërë emër dhe dita-ditës po e pushton çdo skaj të vendit tonë. Jo vetëm kaq.

Kjo Kompani ka ndihmuar me libra bibliotekat tona, rregullimin e varrezave të dëshmorëve, ngritjen e lapidarëve, pllakave përkujtimore, familje të dëshmorëve, qendra memorialësh, botimin e librave të autorëve privatë, ndërtimin e xhamive, klubet sportive, teatrot, hotele, radio stacione lokale, partitë politike, ansamble e shumë e shumë të tjera.

Dhe, me rastin e vdekjes së Dr. Ibrahim Rugovës, më 21 janar 2006, Bejtullah Kqiku, autorit të këtyre radhëve i pati shtuar këto fjalë: “Nuk është dashur të vdesë Presidenti ynë historik, dr. Ibrahim Rugova. Ai ka qenë një njeri i Shenjtë. Ka qenë intelektual me plot kuptimin e fjalës. S’di, unë e kam çmuar shumë. Ai dhe vetëm Ai e ndryshoi historinë e popullit shqiptar. Në historinë e popullit shqiptar, Ai mbeti njeriu historik e i pavdekshëm.

Dhe, ia pata për borxh t’ia rregulloj kompleksin memorial. Atë ia bëra ashtu si është. Të gjitha punët i kreva, se e kam dashur dhe s’mund ta harroj për jetë të jetës. E deshi bota, e nderuan burrat më të mëdhenj të botës dhe, Ai na solli gjer këtu, kur Kosova, edhe para aktit të kryer, të pavarësisë, ajo u njoh nga të gjithë. Rugova ka qenë njeriu më i merituar në jetë. Ai u shkri si qiriu i Naimit të madh për Kosovën që ajo të pavarësohet e të bëhet shtet. Dhe, mu atëherë kur ajo (Kosova) ta fitojë pavarësinë, që edhe së shpejti kjo do të bëhet realitet, atëherë dr Rugova do të jetë nënshkruesi i saj. Pra, njerëzit e tillë janë të rrallë që i lind natyra, por janë edhe të shenjtë dhe shkojnë në Shenjtëri. I qoftë lehtë dheu i Kosovës!/tefik selimi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.