UBT

Në 107 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë : Dasma e Flamurit

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Teksti, muzika dhe interpretimi : Demir Krasniqi –

Më Njëzet e Tetë Nëntor,
Ismail Beu, thërret në Vlorë,
Gjithë kah janë trimat e gurit –
Ta bëjmë Dasmën e Flamurit !

Refreni :
Dridhet sheshi, jehon Vlora –
Marigonë, ty, të lumtë dora,
Që qëndise atë Flamur,
S’ do ta lëshojmë nga dora kurrë …
S’do ta lëshojmë nga dora kurrë !

Nga i gjithë trungu arbërorë –
Nisen trimat për në Vlorë,
Që ta shpallin Pavarësinë,
Ta bëjnë nuse Shqipërinë !

Eco Higjiena

Refreni :
Dridhet sheshi, jehon Vlora …etj.
Burra t’ pushkës, trima t’ malit –
Janë dasmorë t’ Ismail Qemajlit !
Retë u zhdukën – doli Dielli,
Zemrat male me shend qielli !

Refreni :
Dridhet sheshi, jehon Vlora …etj.
Vijnë dasmorët nga këto dhena –
Puthin Shqipen me dy krena !
Puthin gurët, puthin dheun –
Do ta bëjnë me Zot, Atdheun !

Refreni :
Dridhet sheshi, jehon Vlora …etj.
***** Demir KRASNIQI :
“KROI I KËNGËS “ – Gjilan, 2006 , faqe 52

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.