KKVITI

Në Kosovë do të mbahet festivali më i madh akademik virtual

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Për herë të parë në Evropë, në Kosovë, do të mbahet Festivali më i madh Akademik Virtual, që do të organizohet nga institucioni më cilësor i arsimit të lartë në vend, UBT.

Në kuadër të këtij festivali janë të integruara rreth 30 Akademi Ndërkombëtare Verore, 25 forume, 25 ngjarje/aktivitete, gara hackings, aktivitete kulturore-artistike.

Rreth 500 profesorë, ekspertë, artistë, studentë vendor dhe ndërkombëtarë, do të jenë pjesë e aktiviteteve të larmishme, nga më shumë se 150 vende të botës, të cilët do të diskutojnë lidhur me zhvillimet dhe inovacionet e fundit në botë në të gjitha sferat e profesionet.

Festivali do të mbledhë ekspertë nga fusha e bizneseve, të ndërmarrjeve të suksesshme nga vendi dhe bota, përfaqësues të institucioneve.

Mobi Casa

Rektori i UBT-së, prof.dr Edmond Hajrizi, u shpreh i lumtur që përmes UBT Fest, do të fuqizohet imazhi i Kosovës dhe do të bëhet distancon për ekspertë të huaj, shkencëtarë e politikanë, si dhe artistë.

“Synojmë dhe duam që Kosova ta ketë festivalin më të madh në rajon, festival akademik që lidhet me zhvillimin ekonomik, ndërmarrësisë, inovacionin dhe politikën, ku mund të marrin pjesë personalitete të institucioneve nga vendi dhe bota. Është festival tejet atraktiv, i pari i këtij lloji në rajon, por njëherësh do të vazhdojmë̈ edhe me Akademitë Verore Ndërkombëtare, me rreth 30 shkolla të tilla. Aktualisht, prijmë si institucioni më i madh dhe më i organizuar në këtë drejtim“, theksoi rektori Hajrizi.

Për më shumë informata rreth mënyrës së aplikimit dhe në përgjithësi në Festivalin Akademik Virtual të UBT-së, mund të kontaktoni e-mail: [email protected], ose në linkun: http://sa.ubt-uni.net/2020/