UBT

Ndryshuan listat nga frika apo dëshira për fitore?

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

​Nëse i shikojmë listat e ndryshuara me kandidatë për deputet të partive politike, PDK mund të quhet lirisht Parti Konservatore në krahasim me partitë e tjera. Ajo ndryshe nga AKR që i ka ndërruar 98 nga 110 kandidate, ka ndërruar 56 nga 110 kandidatë të propozuar për deputet, bënë të ditur KosovaPress.

Më së shumti ndryshim në listën e kandidatëve për deputetë, krahasuar me listën e vitit 2010, ka në atë të Aleancës Kosova e Re, e cila shumicën e kandidatëve të 2010-ës i ka larguar apo janë vetëlarguar nga Pacolli. 98 kandidatë prej 2010 nuk janë në 2014, e që i bie se 89 përqind e listës ka pësuar ndryshime me emra të rinj.

Në listën e AKR-së nuk është më Ibrahim Gashi dhe Vegim Gashi, bashkë me plot 96 kandidatë të tjerë, përfshirë këtu edhe koalicionet parazgjedhore, e prej emrave të rinj në këtë parti politike është Naim Maloku, Bajram Kosumi, Dardan Gashi, Bernard Nikaj, e 94 emra tjerë të kësaj partie, pa koalicion parazgjedhor.

83 kandidatë për deputetë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës prej 2010 nuk janë në 2014, e që i bie se 75 përqind e kësaj liste është me emra të rinj në këtë parti, por jo edhe në veprimtarinë politike.

Nuk janë vetëm ata që janë deklaruar për orientime të tjera politike nga kjo parti politike si Ramiz Kelmendi, në listën e tanishme nuk janë edhe Haki Shatri, Ethem Çeku, Driton Tali, Riza Smaka, Avni Arifi, Shqipe Zogiani, Nysrete Kumnova, Nexhmedin Spahiu, e Naim Maloku.

Lista e këtyre zgjedhjeve është “pasuruar” me Nexhat Dacin, Anton Berisha, Basri Lenjani, Nikë Gjeloshi, Fehmi Fetahu, Laura Kryeziu- Selimi, Nijazi Idrizi dhe plot 75 emra të tjerë. Vërehet se, përveç liderit Ramush Haradinaj, edhe në listën e vitit 2010 edhe atë të 2014, Daut Haradinaj mbanë numrin 50 në listë.

77 kandidatë për deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës prej 2010 nuk janë në 2014, e që i bie se 70 përqind e kësaj liste është me emra të rinj në këtë parti, por jo edhe në veprimtarinë politike.

ARKATANA

Nuk janë vetëm ata që janë deklaruar për orientime të tjera politike nga kjo parti politike, krahasuar me listat e vitit 2010, si Ali Lajci, në listë n e tanishme nuk janë edhe Ramë Manaj, Sali Asllanaj, Sami Hamiti, Berim Ramosaj, Sevdije Alshiqi, Ismet Hashani, Alush Gashi, Fuad Ramiqi dhe 67 emra të tjerë. Emra të rinj janë Bajram Gecaj, Valon Murtezaj, Valon Maloku, Drita Kongjeli e disa të tjerë.

Përveç liderit, Isa Mustafa, numrin në listë e ruan nga hera e kaluar edhe Sabri Hamiti, Naser Osmani e Lirije Kajtazi.

E më së paku ndryshim ka në listën e kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës, 62 kandidatë për deputetë të kësaj parite prej 2010 nuk janë në 2014, e që i bie se 56 përqind e kësaj liste është me emra të rinj në këtë parti, por jo edhe në veprimtarinë politike.

Nuk janë vetëm ata që janë deklaruar për orientime të tjera politike nga kjo parti politike si Jakup Krasniqi, Fatmir Limaj, Bajram Kosumi, Nijazi Idrizi e Hydajet Hyseni, në listën për zgjedhjet e 8 qershorit nuk është edhe Justina Shiroka-Pula, Ramë Buja, Basri Mus murati, Petrit Selimi, Berat Buzhala, Ramadan Gashi, Bedri Hamza, Ilir Mirena, Shemsi Veseli, dhe disa emra të tjerë.

Lista e këtyre zgjedhjeve është “pasuruar” me Kadri Veselin, Avni Klinaku, Ferid Agani, Edita Tahiri, Agim Çeku, Margarita Kadriu, Ramiz Kelmendi, Muharrem Xhemajli, Nijazi Idrizi dhe plot 54 emra tjerë. E asambleistët e Prishtinës, Blerand Stavileci, Memli Krasniqi, dhe Lirak Çelaj, edhe për në Parlamentin e Kosovës do të jenë kandidatë për deputetë.

Në këtë listë numrin e njëjtë, krahasuar me atë të vitit 2010, përveç liderit Hashim Thaçi, e ruan Flora Brovina, Vlora Çitaku, e Blerta Deliu-Kodra./