RCCOLA

Ndryshojnë vitet, e pak edhe buxheti

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Policia e Kosovës do të ketë vetëm 270 mijë euro para më shumë në buxhetin e vet për vitin 2014, sesa që kishte në vitin 2013. Për dallim nga policia, është parashikuar që Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), për vitin e ardhshëm të ketë 2.5 milionë euro më shumë në buxhetin e vet.

Projektbuxheti i Kosovës për vitin 2014, të cilin e ka siguruar gazeta Tribuna, është miratuar në lexim të parë nga Kuvendi i Kosovës. Shuma e parave që këto dy institucione të sigurisë pritet të shpenzojnë për vitin 2014, në pjesën dërmuese të rasteve janë të njëjta, ose thjesht të bartura nga viti 2013.Derisa për vitin 2013, buxheti i tërësishëm i Policisë së Kosovës ishte 10 milionë e 801 mijë euro, për vitin 2014 është parashikuar të jetë 11 milionë e 71 mijë euro. Ose 270 mijë euro më shumë.

KKVITI

Ndërkohë, FSK-ja për vitin 2013 kishte në total 12 milion e 850 mijë e 500 euro buxhet. Kurse për vitin 2014 është parashikuar të ketë 15 milionë e 380 mijë e 500 euro. Ose 2 milionë e 530 mijë euro më shumë…(Tribuna).