Ndryshohet Ligji për mbrojtjen e konsumatorit – Hajdari: Fuqizohet mbrojtja e të drejtave e rritet transparenca në treg

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti e ka votuar ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen e konsumatorit, raporton Ekonomia Online.

Ministrja e Industrisë dhe Ndërmarrësisë, Reozeta Hajdari prezantoi në pika të shkurtra projektligjin, duke shtuar se ai fuqizon mbrojtjen dhe të drejtat e konsumatorit dhe rrit transparencë në treg.

“Si Ministri jemi bazuan në programin e miratuar për mbrojtjen e konsumatorit, qëllimi i këtij Projektligji është fuqizimi i konsumatorit”.“Plotësimi dhe ndryshimi i Projektligjit është që të fuqizohen dhe të luaj një rol më aktiv në treg, t’i mbroj interesat e konsumatorit nga rreziqet dhe kërcënimet nga të cilat ata nuk mund të mbrohen. Po ashtu ligji parasheh që të ruaj mbikëqyrje bashkohore dhe ka transparencë në treg”, tha ajo.

Eco Higjiena

Deputeti i VV-së, Driton Hyseni, e pyeti ministren se sa janë aktive në këtë fazë Shoqata për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe cili do të jetë kontributi i Ministrisë në këto shoqata.Ministrja u përgjigj se synim i tyre është që fuqizohet konsumatori, sektori privat po ashtu edhe Këshilli për Mbrojtjen e Konsumatorit, raporton EO.

“Ne kemi disa shoqata, por vetëm një për mbrojtjen e konsumatorit, përmes këshillit ne shohim sa më shumë angazhim të këtij këshilli”.“Kemi shumë biznese aktive. Ne synojmë që të fuqizojmë konsumatorin, sektorin privat, synojmë që të forcojmë Këshillin për Mbrojtjen e Konsumatorit”, tha ajo.