Fundamenti

Ndryshohet kosto e pagesës për çertifikatë familjare për bashkëqytetarët nga diaspora

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Kamenicë – Kuvendi i Komunës së Kamenicës ka miratuar ndryshimin dhe plotësimin e rregullores për ngarkesa, tarifa, taksa dhe gjoba komunale.

Çertifikata për gjendjen familjare deri tani është nxjerrë me dy taksa. Për bashkëqytetarët tanë në diasporë ka qenë 5 euro dhe për qytetarët e Kamenicës 2 euro.

Me këtë rast Drejtoresha e Administratës së Përgjithshme Brikenë Ramabaja, ka propozuar që kjo taksë të jetë e njëjtë si për bashkëqytetarët nga diaspora, si për qytetarët e Kamenicës.

UBT

Pagesa për çertifikatë tani e tutje do të jetë 2 euro për të gjithë qytetarët.
“Me që rast më së shumti janë diskriminuar bashkatdhetarët tanë, andaj me Rregulloren e re të gjithë qytetarët do të paguajmë vetëm një taksë edhe atë”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Drejtoria e Administratës së Përgjithshme.

Këtë propozim e ka përkrahur edhe Kryetari i Komunës Qëndron Kastrati dhe Kuvendi Komunal i Kamenicës./rajonipress/