Hidromorava

Ndryshimi po vjen si uragan!

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Nga Ismet Rashiti – Ditët e fundit të qeverisjes së vjetër. Sipas sondazheve të porositura dhe të paguara nga vet LDK-ja, del se Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi, prinë me 44% te votave, i dyti Lutfi Haziri i LDK-së me 32 %, Zenun Pajaziti me 19% dhe të tjerët me 5%. Po përfundon logjika e qeverisjes përmes mashtrimit, premtimeve të kota, korrupsionit dhe demagogjisë. Ndryshimi do të ndodhë vetëm me Lëvizjen Vetëvendosje dhe Sami Kurteshin, kryetar!

Gjendja ekonomike në komunën e Gjilanit nuk dallon aspak nga situata e përgjithshme në Kosovë. Që nga çlirimi i vendit, Gjilani është udhëhequr herë nga LDK-ja, e herë nga PDK-ja, parti këto ndonëse dallohen në emra, veprimet i kanë të njëjta ose të përafërta. Të udhëhequra nga logjika e sundimit edhe njëra edhe tjetra parti, nuk kanë lënë mjet, as formë pa shfrytëzuar për ta mbajtur sa më larg qytetarin nga realiteti. Kjo mënyrë e udhëheqjes, në vend të transparencës mbi realitetin dhe qeverisjen e vendit, bashkë me qytetarët sipas mundësive që kanë afruar fondet zhvillimore, ka instaluar metodën e mashtrimit, demagogjisë dhe premtimeve të kota me të cilat tashmë janë lodhur së tepërmi gjilanasit. E gjithë kjo maskaradë e papërgjegjshme politike është bërë, jo pse nuk është kuptuar me kohë nga qytetarët gjilanas, por duke shfrytëzuar pa fije turpi urtësinë atdhedashurinë e madhe të qytetarëve për shtetin e sapo formuar me shumë sakrifica.

Logjika e udhëheqjes së institucioneve komunale, duke shkelur ligjin në të gjitha e fushat, e më së shumti në dhënien e tenderëve sipas preferencave partiake e klanore me qëllim përfitimi, pastaj nepotizmi dhe premtimet për investime pa mbulesë financiare, kanë qenë veprime më të papërgjegjshme që u kanë sjellur dëme të pallogaritshme gjilanasëve.

Kjo logjikë e veprimit tashmë është bërë e neveritshme për të gjithë, ndaj askush nuk iu beson dhe nuk i merrë seriozisht. Përkundrazi, kanë krijuar nervozë dhe po bëjnë efekte të kundërta. Investimet e vogla të këtyre ditëve në ndërtimin e ndonjë rrugice apo të ndonjë cope kanalizim, por edhe veprimet qesharake për mbjelljen e luleve në këto ditë vjeshte kanë krijuar një uragan pakënaqësie kundër kryetarit aktual të Gjilanit, i cili edhe më tej po përpiqet ta marrë pushtetin me veprime te vjetra.

Në këtë mënyrë qytetarët e Gjilanit, pa përjashtim, po ndihen të fyer me këto sjellje hipokrite e nënçmuese që po i bëhet inteligjencës qytetare. Investimet dhe ndërtimet shkel e shko elektorale, sipas të gjitha fakteve, kanë ndikuar si një tërmet i fortë në rritjen e madhe të besimit në Lëvizjen Vetëvendosje.

Fundamenti

Sipas burimeve të besueshme, nga një sondazh i porositur dhe paguar nga LDK-ja, delë se gjatë këtyre ditëve është rritur së tepërmi përkrahja e qytetarëve gjilanas për LVV dhe kandidatin e saj për Kryetar të Gjilanit, z. Sami Kurteshi. Sipas këtij sondazhi në zgjedhjet e 22 tetorit, i pari del Sami Kurteshi nga LVV me 44%, i dyti Lutfi Haziri i LDK-së me 32% , i treti, Zenun Pajaziti nga PDK me 19% dhe të tjerët me 5%.

Këto të dhëna flasin më së miri se sa shumë e kanë humbur besimin qytetarët e Gjilanit në partitë e deritashme që kanë udhëhequr këtë komunë me logjikën e mashtrimit, ndërskamcave, premtimeve marramendëse të cilat asnjëherë nuk i kanë realizuar ashtu siç kanë thënë.

Kjo mënyrë e veprimit, në asnjë rast nuk do të përsëritet me Lëvizjen Vetëvendosje dhe Kryetarin, Sami Kurteshi, i cili atë që e thotë me gojë, e bënë realitet . Ndryshimi i madh pritet të bëhet vetëm me Lëvizjen Vetëvendosje dhe kandidatët e saj për Asamblenë Komunale të cilët atë që e thonë me gojë, e bëjnë realitet. Me LVV, përveç që do të zhvillohet Gjilani në të gjitha fushat e jetës, do të krijohet edhe besimi i plotë në mes institucioneve komunale dhe qytetarëve, i cili përgjatë një dekade e gjysmë, u ka munguar gjilanasëve.

Besimin e qytetarëve kanë ditur ta keqpërdorin në mënyrën më të keqe të mundshme udhëheqësit e deritashëm, krejtësisht të papërgjegjshëm dhe të korruptuar që kanë ditur të punojnë vetëm për interesa të ngushta personale dhe klanore, kuptohet duke abuzuar me institucionet dhe durimin e deritashëm qytetar./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.