Ndryshimi madhor që Kosova pritet ta bëjë para eliminatoreve të Kampionatit Evropian
Në prag të fillimit të eliminatoreve të kampionatit evropian “Euro 2020” shumë futbollistë kanë qenë të lidhur me Përfaqësuesen e Kosovës.
Eliminatoret fillojnë muajin e ardhshëm, ndërsa Kosova pritet që të përforcohet edhe më tej për ta nisur këtë fazë të rëndësishme.
Bullgaria, Republika e Çekisë, Mali i Zi dhe Anglia janë kundërshtarët e “Dardanëve”, shkruan Zëri.
Aktualisht Federata bashkëpunon me kompaninë “14-fourteen” për dizajnimin e fanellave të futbollistëve të Përfaqësueses.
Megjithatë, Ademi ka konfirmuar se për fazën eliminatore të Evropianit Përfaqësuesja do të duket më ndryshe. “Jemi ende nën kontratë me kompaninë ‘14-fourteen’, mirëpo për eliminatoret e Kampionatit Evropian do të shohim që ta bëjmë një dizajn të ri me fanella më të mira”, vazhdoi më tutje Agim Ademi.
Kosova e nis fushatën eliminatore me ndeshjen ndaj Bullgarisë me 25 mars në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Paraprakisht më 21 mars Kosova e sfidon Danimarkën gjithashtu në Prishtinë në një ndeshje miqësore./Zëri/


