RCCOLA

Ndryshimi i Pacollit

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Behgjet Pacolli nuk e ka ndërmend të ndalet. Përkundrazi, është i bindur se partia e tij pas 3 nëntorit do të qeverisë edhe disa komuna. Presidenti i AKR-së në një intervistë për gazetën Tribuna ka shpalosur planet e partisë së tij, ka kritikuar mënyrën e qeverisjes së deritanishme dhe ka treguar për ndryshimin që mendon të bëjë.

Njeriu i dytë i qeverisë aktuale, kritik ndaj së cilës ka qenë shpesh, e ka hapur partinë për kuadrot e reja. Të tilla i ka edhe kandidaturat në Prishtinë, Kamenicë, Gjilan, Mitrovicë e shumë qytete tjera.

UBT

Ndryshimi, sipas Pacollit është shpirti i partisë së tij. “Ne kemi kapacitete për të ndryshuar këtë gjendje, e kemi edhe shpirtin për të vepruar porse asnjëherë s’e kemi pasur mundësinë që të drejtojmë një komunë dhe të tregojmë aftësitë e tona. Të tregojmë se çka dimë të bëjmë”, ka thënë Pacolli. Biznesmeni i suksesshëm që po bën politikë në Kosovë është plot elan kur flet për kandidaturat e partisë së tij.

“Shikoni kandidatët tanë në Mitrovicë, Klinë, Gjakovë, Prizren, Viti, Kamenicë, Gjilan, Prishtinë etj. Ata janë përgjithësisht të rinj, nuk janë njerëz partiakë, kanë formim perëndimor, dhe në veçanti në SHBA; janë menaxherë, profesorë, bankierë, etj. Jemi të bindur në fitore në Gjakovë që në raundin e parë. Gjithashtu besojmë shumë se në raundin e parë do të fitojmë edhe në Kamenicë”, ka thënë Pacolli…(Tribuna).