Eko Higjiena

Ndryshimi i Kodit Penal, manovër e re e Thaçit

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Krimi dhe korrupsioni luftohen vetëm me zbatimin efikas të ligjeve.

Salihaj: Presidenti i ri tenton t’u shesë mjegull qytetarëve të Kosovës

“Mosinteresimi i luftimit të sistemit kurruptiv tregohet më së miri me vetë faktin se, kur presidenti i tanishëm ishte kryeministër për dy mandate, e më pastaj edhe njeriu i dytë në Qeverinë ‘Mustafa’, nuk ka pasur kurrfarë iniciative konkrete të kësaj natyre. Kjo situatë ishte e tillë, pasi që i pari i shtetit do të ishte ai, që do të binte i pari në atë ‘front’ ”, shprehet analisti Ali Hertica

FIDANISHTJA

Pas deklarimit të parë pompoz nga presidenti Hashim Thaçi, se ai do të jetë personalisht iniciues i fillimit të hartimit të një modeli të ri legjislativ për dekriminalizimin e institucioneve të shtetit, tani ka dalë zotimi i tij i dytë, marrja përsipër e nismës për ndryshimin e Kodit Penal të Kosovës, për fuqizimin më të mirë të luftës kundër të gjitha dukurive negative, që e kanë mbërthyer shtetin tonë, për fuqizimin e sundimit të ligjit. Mirëpo, këto nisma, presidenti aktual nuk ishte kujtuar që t’i marrë sa ishte në pozitën e kryeministrit të vendit, madje as në pozitën e zëvendëskryeministrit për një vit e gjysmë në mandatin e tretë. Përfaqësues të partive politike, ekspertë të fushës dhe analistët politikë këtë lloj agjende legjislative të presidentit të vendit po e shohin hiç më shumë se një mosgatishmëri të politikës së inkriminuar, për luftimin e dukurive negative në shoqëri, krimit të organizuar dhe korrupsionit, vetëm duke u arsyetuar me ndryshim të plotësimit të herëpashershëm të ligjeve në fuqi, shumica e të cilave nuk zbatohen fare. Madje, insistimi i fundit i presidentit Thaçi, për të rishikuar edhe Kodin Penal të Kosovës, sikur që është vepruar me shumëfishimin e mekanizmave kundër korrupsionit, do të jetë vetëm një vazhdim i ruajtjes për shumë kohë të situatës së njëjtë të pamundësisë së luftimit të atyre dukurive .

“Ndryshimi dhe plotësimi i ligjeve, formimi i komisioneve apo task-forcave nuk është asgjë tjetër vetëm shitje e mjegullës qytetarëve të Kosovës, se gjoja po krijohen mekanizma të veçantë për luftimin e krimit dhe korrupsionit. Qytetarët e Kosovës e mbajnë mend formimin e task-forcës për hetimin e vjedhjes së Dhomës së dëshmive, pastaj të Këshillit Kundër Korrupsion, etj. Asgjë nuk është bërë deri më tash. Hetimi dhe zbulimi i krimit dhe korrupsionit është në nivelin zero. Edhe manovrimet e Thaçit si president kanë qëllim të njëjtë për t’u shitur mjegull qytetarëve të Kosovës dhe për të vazhduar zhvatjen e pamëshirshme e tyre. Kosova, edhe me këtë Kod Penal, por edhe me ligjet në fuqi, si dhe me organet e drejtësisë ka mekanizma të mjaftueshëm për luftimin e krimit dhe korrupsionit. Por, krimin dhe korrupsionin nuk do ta luftojnë asnjëherë të inkriminuarit “mafio italianë” dhe të korruptuarit, prandaj qytetarët e Kosovës nuk duhet të mashtrohen me këto manovër të re të Thaçit”, u shpreh deputeti i LDK-së, Adem Salihaj./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.