Eko Higjiena

Ndryshimet statutore pritet t’i paraprijnë zgjedhjes së Kryesisë së LDK-së

/ 2 minuta lexim

Ka vetëm një javë që kur ka përmbyllur procesin e shumëkritikuar të zgjedhjeve brenda partisë së tij, e cila rizgjodhi atë me aklamacion e duartrokitje si kryetar të LDK-së për katër vjetët e ardhshëm, e me të marrë pozitën sërish në dorë Isa Mustafa ka paralajmëruar se do të ftojë kuvendin për herë të dytë që të ndryshojë Statutin e partisë.

Mustafa do të thërrasë kuvendin e punës të partisë me arsyetimin e shqyrtimit të orientimeve programore për katër vjetët e ardhshëm të partisë, e cila është e deklaruar si e qendrës së djathtë, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Në këtë Konventë, po ashtu, do të propozohen disa ndryshime dhe plotësime të Statutit të LDK-së që ndërlidhen me organizimin e degëve jashtë vendit dhe me moshën e Forumit Rinor të LDK-së. Kurse delegatëve të Kuvendit do t’u prezantohet raporti i punës i LDK-së për katër vjetët e kaluar dhe raporti financiar, si dhe do të informohen lidhur me punën e Grupit parlamentar të LDK-së në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, ka shkruar në profilin e tij zyrtar Isa Mustafa.

Mobi Casa

Burime të gazetës ndërkaq kanë bërë të ditur se Mustafa po synon që të rritë numrin e anëtarëve të Kryesisë së LDK-së në qendër nga 23 në 25 dhe se po ashtu po flitet për stabilizimin degëve në diasporë, ku anëtarësia atje është shfaqur e zhurmshme kohëve të fundit e sidomos në Kuvendin e tetë zgjedhor.

http://koha.net/?id=27&l=61078