Mobi Casa

Ndryshimet në dukje, të domosdoshme!

/ 1 minutë lexim

Në të shumtën e herëve vijnë si kopje ‘të përkryera’ me yjet botërore. Ndërsa janë të rralla rastet kur këngëtaret tona sjellin diçka të re e të paparë më herët. Kjo, sipas tyre, vjen nga nevoja për ndryshime, praktikë kjo që te një pjesë e tyre shpesh ka pasuar me pendim.

Por, ndryshim nuk mund të quhet vetëm stili i veshjes, por edhe një fryrje buzësh, gjinjsh, qethje flokësh apo edhe intervenime tjera kirurgjike, të cilat jo rrallëherë janë parë te vajzat e estradës sonë.

Genta Ismaili, Nora Istrefi, Zanfina Ismajli e Kaltrina Selimi janë vetëm disa prej këngëtareve të estradës që shpesh kanë bërë ndryshime në pamjen e tyre.

Mobi Casa

Dhe gjatë prononcimit të tyre për gazetën “Tribuna” , ndryshimet në dukje thonë se janë të domosdoshme, e veçanërisht për kohën që po jetojmë e për shkak të profesionit që ato kanë.

Por, disa prej tyre nuk mohojnë faktin se shpesh ndryshimet kanë pasuar me zhgënjim apo edhe inspirim për të tjerët (Tribuna).