ARKATANA

Ndryshimet ligjore për marrëveshjen, “Ahtisaari plus”

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Ekspertët ligjorë nga Prishtina dhe Beogradi janë në proces të identifikimit të ligjeve që do të duhet ndryshuar si në Kosovë ashtu edhe në Serbi për zbatimin e marrëveshjes së 19 prillit. Fillimisht ishte folur për 7 e më pas edhe për 30 ligje që Kosova do të duhej t’i ndryshonte apo miratonte nga fillimi. Kurse në Serbi, kjo parashihet të rregullohet me miratimin e Ligjit kushtetues.

Njoftimet nga Beogradi flasin për nisma që kanë të bëjnë me ndryshime ligjore nga fusha e gjyqësisë, administrimit lokal, policisë dhe arsimit.

Burime nga Qeveria e Kosovës i kanë thënë gazetës se fillimisht do të shikohen të gjitha fleksibilitetet e mundshme brenda ligjeve ekzistuese në mënyrë që të ketë sa më pak implikime ligjore.

United Hospital

Por, sipas tyre, problemi më i madh do të jetë gjetja e bazës ligjore (në ligjin aktual) për emërimin e komandantëve lokalë të policisë në veri.

Kurse situatë aspak më e lehtë nuk do të jetë edhe gjetja e bazës ligjore për funksionimin e gjykatave atje, marrë parasysh kompetencat e shtuara që i janë veshur asociacionit të komunave serbe.(Tribuna)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.