Fundamenti

Ndriçimi publik modern, një mënyrë e mirë për ndryshimin e imazhit qytetit të Gjilanit

/ 3 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Jo vetëm fasadat janë zgjidhja për ngjyrosjen e qytetit. Në kohën moderne shumë qytete sidomos ato të cilat kanë identitet të qytetit përmes ngjyrave, këtë zgjidhje e kanë bërë përmes dritave. Ndërrimi i fasadave të objekteve me material të vrazhdë përpos që ka koston ato nuk i rezistojnë kohës dhe ndryshimeve klimatike mendon Burim Kastrati.

Burim Kastrati i cili është shumë aktiv dhe merr pjesë pothuajse në të gjitha debatet ku flitet për zhvillimin e qytetit të Gjilanit thotë se pjesa dërmuese e qyteteve Evropiane jo që kanë ndonjë infrastrukturë shumë të avancuar që të duket qyteti i tyre aq i bukur, por fasadimi, gjegjësisht avancimi në teknologjinë e dritave ka bërë që të duken si panorama. “Nuancat e ngjyrave shumica e qyteteve e bëjnë duke u bazuar në monumentet historike dhe ngjyrat me identitetin e tyre. Një identitet përmes ngjyrave të dritave e kanë një pjesë dërmuese e qyteteve në Shqipëri , gjithashtu edhe një pjesë e çarshisë së vjetër ka edhe Prizereni. Gjilani me një qendër mjaft të vogël dhe objektet me kate mesatare deri në pesë kate, është një mundësi shumë e mirë për ndryshimin e pamjes dhe krijimin e një identiteti të ri përmes ngjyrave të dritave” shprehet ai.

RCCOLA

Kastrati mendon se fasadimi i objekteve në qendër me ngjyrë Dielli të ngrohtë siç janë Objekti i Komunës, Objekti i Teatrit të Qytetit, banesat e qendrës dhe institucionet tjera publike apo private, Parku i Qytetit (tani pa ndriçim) do ta bëjnë qendrën e qytetit ndryshe. “Zhvillimi i dritave me kapacitete të uljes së kostos së shpenzimeve bënë që investimi të jetë i dyfishtë si në ndryshimin e pamjes, po ashtu edhe në kursimin e energjisë elektrike, uljen e kostos së mirëmbajtjes, mbulimin e hapësirave për ndriçim si dhe reduktimin e mbrojtjes së ambientit. Komuna e Gjilanit, gjegjësisht Drejtoria e Shërbimeve Publike në planin zhvillimor të qytetit ka një mundësi të mirë t’ia ndryshoj pamjen e qytetit. Sigurisht që komunat kanë hapësirë të zvogëluar të buxhetit, por shumë kompani në lëmin e dritave dhe elektrikes, në një investim afatgjatë mund të kenë edhe shprehjen e interesit për investim. Shprehja e interesit për pjesëmarrje të kompanive do të jetë atraksion dhe sigurisht që do të ketë interesim në pjesëmarrje të zhvillimit të një projekti të tillë. Praktika të tilla në zhvillime afatgjate jo vetëm që bëjnë ndryshimin e qytetit, por edhe Komunës ia lehtësojnë mundësitë zhvillimore në projekte publike”.

Sipas Burim Kastratit analizimi i kostos së shpenzimeve vjetore në përpjesëtim me kalkulimet e zvogëlimit të kostos përmes produkteve LED mund të bëjë një zgjidhje pa asnjë kosto për Komunën. “Sigurisht që çdo qeverisje komunale të arriturat e saj i shfaqë më së miri kur ka pamje tjetër qyteti, kjo mund të jetë një mundësi e mirë edhe për komunën e Gjilanit. Një ndryshim i ri i pamjes së qytetit do t`i bëjë identitet të ri qytetit” tha Burim Kastrati./rajonipress/