UBT

Ndriçimi publik i Rrugës Qarkore një dështim i Komunës sonë!

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Përkundër premtimeve që kemi marr nga qeverisja komunale se ndriçimi publik i rrugës qarkore do të bëhet brenda periudhës qeverisëse 4 vjeçare, deri më tani kjo ka mbetur vetëm një premtim i pa realizuar.

Prandaj, duke pasur parasysh faktin se është ndër rrugët me qarkullimin më të madh ne qytetin tonë, ne banoret e kësaj rruge kërkojmë edhe njëherë nga Kryetari i komunës së Gjilanit dhe drejtoria e shërbimeve publike që në vazhdën e projekteve investive të planifikuara, ta vendosin si prioritet edhe ndriçimin e rrugës qarkore.

RCCOLA

Tani më që po afrohen zgjedhjet lokale nuk kishim pas dëshirë të dëgjojmë premtime nga partitë politike në pushtet se do ta bëjnë një gjë të tillë pas zgjedhjeve, sepse këtë përgjigje e kemi marr para zgjedhjeve të kaluara, se projekti është gati dhe vetëm pritet realizimi i tij.

Edhe nëse jeni vonuar, veproni sepse më mirë të vonuar se sa të dështuar thuhet në reagimin e banorëve të Rrugës Qarkore./rajonipress/