ARKATANA

Ndriçimi publik dhe stopimi i kontrabandimit të drunjve sukses i zyrtarëve vitias

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Viti – Drejtoria e Shërbimeve Publike në Viti, gjatë vitit të kaluar, por edhe fillimi i këtij vitit, është karakterizuar me punë të kryera sipas planit të paraparë konform rregulloreve dhe ligjeve në fuqi.

Në konferencën e sotme për shtyp të organizuar nga zyra e kryetarit të komunës, drejtori i Shërbimeve Publike Nexhmedin Jakupi ka theksuar se kjo drejtori ka realizuar buxhetin për 99.7 %, ndërkohë ka paraqitur pakënaqësi lidhur me infrastrukturën rrugore, posaçërisht rrugëve rajonale.

Ndër sfidat që ka përmendur drejtori Jakupi ka qenë edhe mos përfshirja nën menaxhim të mbeturinave të rreth 50 % të lokaliteteve të komunës së Vitisë, si dhe atyre fshatrave që nuk janë nën sistemin e menaxhimit të ujësjellësit.

Ai përmendi se një marrëveshje e komunës me CDI-në që është arritur për rehabilitimin e rrjeteve të ujësjellësve nëpër disa fshatra ku nuk është funksional, ndërkaq që pritet që të stabilizohet gjendja dhe të funksionalizohen ato.

Mobi Casa

Lidhur me ndriçimin publik, Jakupi ka përmendur se është përmirësuar dukshëm, pasi që gjendja nuk ka qenë e mirë dhe nuk kanë qenë funksional.

Në pjesën e dytë të konferencës, drejtori Jakupi është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, ndër të cilat ishte edhe ajo që KEDS po shfrytëzon hapësirat publike në vendosjen e njësorëve elektrik, për të cilët tha se nuk kanë kërkuar leje nga komuna.

Po ashtu ka theksuar si shumë të suksesshme mbylljen e rrugëve malore që shfrytëzoheshin për kontrabandimin e drunjve.

Në konferencën e sotme për shtyp ishte i pranishëm edhe zv. kryetari i komunës Hasan Aliu i cili fillimisht njoftoi për zhvillimet aktuale të institucioneve komunale. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.