GRANDEMALL

Ndriçimi i sinqertë i së kaluarës i kontribuon edhe së ardhmes

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Në simpoziumin shkencor të titulluar “Roli dhe kontributi i Gjilanit me rrethinë në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare (1878 – 1912), morën pjesë historianë nga të gjitha trevat shqiptare, derisa Qemajl Mustafa kryetar i Gjilanit tha se sqarimi dhe ndriçimi i së kaluarës është ngjarje me rëndësi sepse hap rrugë edhe për të ardhmen tonë.

Ka filluar punimet simpoziumi shkencor “Roli dhe kontributi i Gjilanit me rrethinë në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare (1878 – 1912) i organizuar nga Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”, dega në Gjilan, si dhe Komuna e Gjilanit, gjegjësisht Drejtoria për Kulturë, Rini e Sporte.

Në hapje të simpoziumit kryetari i degës së historianëve “Ali Hadri” në , Fitim Rifati tha se ky simpozium do të bëjë përpjekje të hedhë dritë mbi këtë periudhë kohore. “Jo vetëm Gjilani me rrethinë , por edhe komunat tjera po edhe historia jonë e lavdishme duhet të trajtohet e argumentohet shkencërisht sepse e drejta historike është në anën tonë” ka thënë Rifati.

Kurse kryetari i Gjilanit Qemajl Mustafa pasi ka përgëzuar studiuesit e rinj tha se ky simpozium është një ngjarje e rëndësishme për historinë e Gjilanit.”Është mirë që historianët e studiuesit po e thonë fjalën e tyre dhe në mënyrë shkencore dhe argumentuese . Sqarimi dhe ndriçimi i së kaluarës është çështje e rëndësishme historike sepse ka të bëjë me të kaluarën tonë të lavdishme dhe ky ndriçim ndihmon kontribuon edhe për të ardhmen tonë” tha Mustafa.

Mustafa tha se ky kontribut kolosal që po i kushtohet heronjve tanë dhe atyre burrave që luftuan me vite e shekuj e bënë më të begatë dhe e pasqyron në mënyrë faktografike pjesën e Gjilanit dhe të rrethinës.

ARKATANA

Sipas Mustafës Bashkimi Evropian mund të na pranojë nën ombrellën e saj vetëm nëse ne kemi kapacitete të mjaftueshme shtetëformuese.

Edhe historiani Fehmi Rexhepi në emër të Lidhjes së Historianëve të Kosovës në Prishtinë tha se vetë fakti se 80 % e historianëve që do të referojnë janë të rinj tregon qartë për përkushtimin tonë dhe seriozitetin tonë qw historia të shpjegohet edhe nga kjo gjeneratë e të rinjve.

Sabile Keqmezi Basha ka thënë se këto simpoziume e kanë rëndësinë e tyre sepse ne ende para botës jemi larg për të argumentuar edhe në gjuhë të huaja tërë historinë tonë tepër krenare që e kemi.

Ndryshe në këtë simpozium do të referojnë mbi 20 studiues nga të gjitha trevat shqiptare, Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Kosovë Lindore, të cilët do të trajtojnë tema të ndryshme e të cilat kryekëput kanë të bëjnë me rolin dhe kontributin e Gjilanit me rrethinë në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare, që nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit e deri pas shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.