Fundamenti

Ndodhë edhe kjo: Shkon për ftohje të lehtë, e dërgojnë me urgjencë për Çagllavicë

/ 3 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Hajrush Beluli (1957) i cili jeton në Miresh thotë se i ka ndodhur diçka që është befasuar me sjelljen e mjekëve në spitalin e Gjilanit, e më pas edhe në një spital privat në Çagllavicë. Unë shkova për një ftohje të lehtë ndërkaq mjekët në Gjilan në Prishtinë më udhëzuan që të hyjë në operim, meqë sipas tyre kisha zgjerim të zemrës. Qëllimi i mjekëve ishte të më merrnin në start 300 euro për të vazhduar pastaj me shumën tjetër të majme gjatë operimit. Ku gjeti shërim me vetëm 1 euro Hajrush Behluli. Lexojeni rrëfimin e tij të plotë.

Hajrush Behlulit i ka ndodhur diçka që as në ëndërr nuk do e paramendonte. E ka një rrëfim interesantë sepse nga mijëra euro sa i kërkuan, ai gjeti shërimin me vetëm 1 euro.

Sipas tij, një ditë derisa po qëndronte në shtëpi fillon të ndiej dhembje në gjoks. I tregova familjarëve dhe vajzës sime e cila insistoj që të shkojë tek mjeku në Gjilan. Ishte 28 nëntori dhe doja festën ta kaloja në shtëpi, por u binda dhe shkova. “Në spitalin e Gjilanit pasi bëmë disa kontrolla u kishin thënë fëmijëve se prindi i juaj ka zgjerim të zemrës dhe duhet urgjentisht të dërgohet në ndonjë spital të zemrës. Mi trishtuan familjen e fëmijët të cilët me ngulm donin që të shkojmë në Prishtinë. Unë s`kisha aso dhimbje dhe u thash pa e ngrënë një pleskavicë nuk shkojë askund. Shkuam në një spital privat në Çagllavicë dhe edhe aty filluan shqetësimet, gjoja të mjekëve se gjendja ime është e rëndë” rrëfen kështu Hajrush Behluli.

Hidromorava

Behluli tutje thotë se mjeket në këtë spital privat fillimisht i kërkuan 300 euro. “Më thanë 300 euro kushtojnë vetëm analizat dhe pastaj është ekstra operacioni. Nuk ju binda sepse nuk ju besoja. Thjesht kisha një ftohje të lehtë sepse kam punuar gjatë në perëndim dhe jam kontrolluar disa here. Dola nga ky spital dhe me vete më dhanë një terapi shumë të rëndë. E kam pirë një bari i cili 24 orë më vendosi në gjumë dhe s`dija asgjë. Pas 24 orësh kam shkuar në Kërminjan tek një mjek serb i cili më kontrolloj dhe më dha një ilaç që kushtonte vetëm 1 euro, e që quhej Dovicin” sqaron Hajrushi.

Hajrushi thotë se përmes këtij rrëfimi se ka ndërmend ta lavdërojë mjekësin serbe sepse rrjedhë nga një familje dëshmori, por këta mjekët tanë duhet të kenë kujdes maksimal kur japin udhëzime e terapi. “Nuk jemi kafshë për të na eksperimentuar, duhet të punohet me profesionalizëm, e jo me mjek që interes të vetëm mund ta kenë anën materiale” u shpreh Behluli./rajonipress/