Fundamenti

Ndodh edhe kjo – Bashkimi lider pa asnjë ndeshje të zhvilluar

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Skuadra futbollistike Bashkimi nga Gjilani po i ec fati siç është më së miri nga dy ndeshjet e para e cila ishte udhëtuese në Kamenicë dhe në Fushë Kosovë për ti zhvilluar ndeshjet futbollistike nuk i zhvilloi pasi skuadrat vendëse nuk ishin të përgatitura ende për fillimin e edicionit të ri të Ligës së II grupi B.

Në futbollin e Kosovës gjithçka është e mundur, nga këto dy ndeshje ‘kuqë e zinjët’ e Bashkimit kanë arkëtuar 6 pikë në tavolinën zyrtare duke i prirë tabelës së klasifikimit të këtij grupi me gjasa shumë të mëdha për tu inkuadruar në Ligën e Parë futbollistike të Kosovës.

Zyrtarët e kësaj skuadre kanë bërë të gjitha parapërgatitjet që skuadra e tyre me potencialin që ka në mesin e saj të jetë bindshëm e para në tabelën e klasifikimit.”Për ne nuk ka asnjë problem ne kemi strukturat tona në klub dhe secili i di punët e veta, kemi fondin e mjaftueshëm të futbollistëve si dhe kryesin e cila në mënyrë profesionale përcjell çdo lëvizje në klub dhe jashtë sajë,ka bërë të ditur kryetari i këtij klubi Enver Elezi.

Me ardhjen e Elezit në krye të skuadrës gjithçka ka marrë të mbarën si për skuadrën një ashtu edhe për të gjithë
futbollistët.

KKVITI

“Ne do të japim gjithçka nga vetja, po punojmë në mënyrë profesionale , ne kemi synime afatgjatë për skuadrën tonë dhe shumë shpejt do të jemi fuqi e futbollit e këtë do ta vërtetojmë shumë shpejt.” shprehet Elezi.

Për trajnerin e ‘kuqë e zinjëve’ të Bashkimit Ramadan Ahmetin nuk ka asnjë problem sipas tij gjithçka është në rrugë të mbarë,” Dy takimet e para nuk i zhvilluam pasi dy skuadrat Kamenica dhe Ardhmëria e Fushë Kosovës kishin probleme organizative ne kemi tubuar 6 pikë ndërsa ndeshjen e tret do ta zhvillojmë me Kaolinin
dhe gjithçka që është paraparë jemi ne rrugë të mirë ti realizojmë”.

Ahmeti i cili dikur ishte futbollist tani ka për detyrë që këtë skuadër ta drejtoj drejt titullit të kampionit,” Ne kemi fondin e futbollistëve shumë të talentuar kemi futbollist që do të jenë ardhmëri jo vetëm e skuadrës sonë por edhe atij Kosovar shumë shpejt për mjedisin tonë do të dëgjohet për së miri”./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.