ARKATANA

Ndizet flakadani i Flakës…

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Është ndezur flakadani para Teatrit të Qytetit në Gjilan që simbolizon sakrificën e dëshmorëve të kombit, Rexhep Mala e Nuhi Berisha.

Ndezjen simbolike të flakadanit e bënë familjarët e dy dëshmorëve së bashku me kryetarin e Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.

Në këtë ngjarje morën pjesë zyrtarë komunal të Gjilanit, përfaqësues të jetës politike e kulturore si dhe veprimtarë të çështjes kombëtare.

Kryetari Lutfi Haziri e ka vlerësuar lart veprën e dy dëshmorëve të kombit Rexhep Mala e Nuhi Berisha, ndërsa ka theksuar se “Flaka e Janarit” është sinonim i respektit dhe i nderit për familjet e dëshmorëve dhe për veprat e mëdha të dëshmorëve.

ARKATANA

“Duke qenë kryetar i ri i zgjedhur vetëm para disa javësh, jam i nderuar dhe shumë i lumtur që po kthehem në Komunë dhe në “Flakën e Janarit”. “Flaka e Janarit” është sinonim i respektit dhe i nderit për familjet e dëshmorëve dhe për veprat e mëdha të dëshmorëve. Ky vit i përkushtohet veprave të tyre, si çdo vit por në ballë të tyre janë dy dëshmorë të mëdhenj që 30 vjet më parë bënë veprën e madhe dhe bënë thirrjen e madhe, sepse thirrja e madhe pas rënies së tyre ishte se lufta duhet të vazhdoj dhe se përpjekjet duhet të vazhdojnë dhe ecjet tona nuk duhet të ndalen deri në realizimin e plotë”, tha Haziri.

Manifestimi “Flaka e Janarit 2014” organizohet nën patronatin e kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri.

Gjatë ditës së sotme, ky manifestim me karakter mbarëkombëtarë, ka nisur me homazhe te varrezat e dëshmorëve dhe lapidarëve si dhe me pritje për familjet e dëshmorëve në sallën e Kuvendit Komunal.

Manifestimi tradicional “Flaka e Janarit 2014” do të vazhdoj nesër me Akademinë e Flakës e cila mbahet në ora 13:00./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.