Fundamenti

Ndizet ‘Ferrari’, gati të dalë nga garazhi

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Tre javë pas transferimit te Levante në La Ligan spanjolle, Armando Sadiku ka debutuar me skuadrën e tij. Pas rikuperimit të plotë fizik, sulmuesi shqiptar ishte titullar në miqësoren që skuadra valenciane barazoi 1-1 përballë rusëve të UFA-s.

Sulmuesi elbasanas ishte protagonist në këtë ndeshje, sepse pas avantazhit të shpejt të klubit të Premier-ligës ruse me Fatain, Levante u përgjigj menjëherë, me topin e rikuperuar nga Sadiku, që dha asistin e golit të barazimit nga Roger.

Uji Dea

Miqësorja e mesjavës ishte ndeshja e parë që bomberi shqiptar luajti me Levanten dhe me paraqitjen e bërë, i dha sinjale të rëndësishme trajnerit Juan Ramón López Muñiz, se tashmë është gati që të debutojë edhe në ndeshje zyrtare, transmeton SS.

Ndoshta prej të hënës së ardhshme, ku skuadra nga Valencia do të presë në shtëpi Real Betisin. Me rigjetjen e formës më të mirë, Armando Sadiku do të synojë hapësirat e tij në fushë dhe ndryshimin e hierarkive në sulmin e Levantes, ku Pazzini në qendër mbështetet nga Morales dhe Jason nga krahët, por edhe talenti ganez Emmanuel Boateng.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.