Uji Dea

Ndikimi magjik i djathit

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Djathi i freskët, sugjerohet në ushqimin e personave që vuajnë nga diabeti. Djathërat përmbajnë proteina me vlera të larta biologjike. Yndyra e qumështit luan rol të rëndësishëm në përbërjen e djathit, megjithëse jo yndyrë gëzon një reputacion jo të mirë.

Thënë në mënyrë laike, yndyra e qumështit pos se ndikon në energjinë e njeriut, me vete sjell edhe shumë veti tjera të dobishme pasi që është e pasur me substancat si lecitinë, karotinë, si dhe vitamina A, D dhe E.

Përbërësit në djathë parandalojnë aktivitetin e mikroorganizmave në sistemin tretës. Sasia e kolesterolit në djathë dallon nga llojet e djathit. Djathërat freskët të përgatitur përmbajnë shumë më pak kolesterol se sa të tjerët.

Eco Higjiena

Por, nëse keni kujdes me sasinë e konsumimit, nuk duhet pasur frikë nga ndikimi i dëmshëm i djathit. Djathi është burim për vitamina B, pastaj për kalcium, kalium, zink, mangan.

Ndikon mirë në ndërtimin e dhëmbëve dhe të eshtrave, si dhe në parandalimin e kancerit në zorrë të trashë.

(Kosova Sot)