Eko Higjiena

Ndikimi i perimeve jeshile në organizmin tonë

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Sipas një studimi të realizuar nga shkencëtarët amerikanë është zbuluar se perimet jeshile kanë një rol të rëndësishëm në organizmin tonë.

Shkencëtarët e Universitetit amerikan në Chicago kanë kryer një studim mbi ndikimin e spinaqit në qelizat e trurit të 850 personave të moshës 81-vjeçare, transmeton “Zeri.info”.

Studimi ka treguar se personat që konsumojnë spinaq në bazë ditore dhe perimet jeshile kanë deri 11 vjet “tru më të ri” nga personat që nuk kanë konsumuar këto produkte ushqimore.

Uji Dea

Perimet jeshile janë të pasura me vitaminë K, beta-karoten dhe antioksidues të ndryshëm, shkencëtarët rekomandojnë konsumimin e këtyre sendeve ushqimore edhe për parandalimin e sëmundjeve të shumta, në mesin e të cilëve edhe sëmundjes Alzheimer.

Shkencëtarët suedez kanë konfirmuar se konsumimi i perimeve jeshile ndihmon në forcimin e muskujve. Ata sugjerojnë që perimet e gjelbra të konsumohen të freskëta dhe mundësisht jo të ziera. /ZËRI/