RCCOLA

Ndikimi i kafesë në trupin tonë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kohën e fundit duket se çdo javë po bëhen kërkime për të dëshmuar dobitë e kafesë.

Absolutisht është e vërtetë se kafeja mbron nga dementia, diabeti tip 2 dhe madje edhe nga disa forma të kancerit, përcjell “Zëri”.

Në anën tjetër, kafeja përkeqëson ankthin, kurse efektet anësore të menopauzës i bën më të vështira për t’i përballuar.

Dietologu, Nigel Denby, thekson se sasia e kafesë deri në tre filxhanë në ditë është mjaft e pranueshme, madje e dëshirueshme.

Megjithatë, ju duhet të dini se si një filxhan kafe ndikon në trupin tuaj.

Eco Higjiena

– Zemra: Kur zemra juaj është e shqetësuar kafeja nuk është opsioni më i mirë, sepse vetëm një filxhan përshpejton pulsin për 100 rrahje në një minutë, kurse mesatarisht merr rreth një orë për t’u kthyer përsëri në punë normale, përcjell “Zëri”.

LEXO EDHE: Kjo pije jua zhduk përgjithmonë gurët në veshkë (Foto)

Personave të shëndetshëm kjo nuk do t’u pengojë aspak, përkundrazi ata do të ndiejnë një fluks të energjisë, ndërsa personat me zemër të ndjeshme mund t’i dëmtojë.

– Stomaku: Njerëzit që pinë çdo ditë deri tre filxhanë kafe kanë një shans 50 për qind më pak të zhvillimit të kancerit të zorrës së trashë. Kjo meritë është për shkak të kafeinës, e cila stimulon punën e zorrës së trashë, si dhe për shkak të efekteve pozitive të antioksiduesve që përmban kafeja.

– Kockat: Mjekët paralajmërojnë se shumë kafe mund të rrisë rrezikun e osteoporozës. Për këtë shkaktar është kafeina që në trupin e njeriut ruhet për rreth 68 deri në 72 orë, kurse pikërisht ajo luan rol në bllokimin e kalciumit dhe magnezit nga ushqimet, gjë e cila zvogëlon cilësinë e kockave. /ZËRI/