FIDANISHTJA

Ndikimi i Edi Ramës në Serbi, ndahen 430 mijë euro ndihmë për Luginën e Preshevës

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Pas vizitës së kryeministrit shqiptar Edi Rama në Beograd, tashmë ka nisur të konkretizohet angazhimi i qeverisë serbe, për të ndihmuar shqiptarët e Luginës së Preshevës.

“Presheva Jonë” shkruan se kryetari i Trupit Koordinues i qeverisë serbe për Luginën, Zoran Stankoviç, po qëndron në Bujanoc, për të diskutuar zhvillimin për punësim dhe nevojat e ndihmave dedikuar ndërmarrjeve të vogla dhe mesme në Luginën e Preshevës.

ARKATANA

Pavarësisht nga buxheti i planifikuar, qeveria serbe ka ndarë sot 51 milionë dinarë ose 430 mijë euro për 21 kompani në tri komuna, ka njoftuar Stankovic. Në këtë eveniment kanë qenë të pranishëm edhe tre kryetarët e Komunave të Luginës (Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës).

“Me këtë program, qeveria e Republikës së Serbisë përmes Trupit Koordinues, tenton të ndihmojë në zhvillimin ekonomik të komunës, për sipërmarrjen në këtë fushë, për ta bërë më konkurruese..”, ka thënë Zoran Stankoviç, i cili vuri në dukje se konkurrenca ka për qëllim të inkuarajojë përfaqësuesit e biznesit të vogël dhe të mesëm në Luginë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.