RCCOLA

Ndikimi i dietave mesdhetare

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Sipas rezultateve të studimeve, dietat mesdhetare kanë mjaft ndikim në shëndetin tonë.

Zhdukeni gjalpin nga tavolina dhe kthehuni nga vaji i ullirit. Përveç se mbron zemrën, redukton rreziqet për kancer dhe na garanton një nivel më të mirë të shëndetit. Regjimi mesdhetar ndikon gjithashtu në shëndetin e trurit tonë, sipas rezultateve të një studimi australian.

Sipas studiuesve, efektet pozitive të kësaj diete janë vënë re tek konsumatorët e gjithë botës, madje edhe tek ata që nuk janë banorë të rajonit mesdhetar.

RCCOLA

Shkencëtarët këshillojnë të integrohen sa më shumë proteinat bimore në kuzhinën e përditshme, zvogëlimi të konsumit të mishit të kuq dhe produkteve të qumështit, të konsumohet peshk i yndyrshëm (si sardelet), si dhe të përdoret vaji i ullirit si burimi kryesor i yndyrës, duke mos harruar konsumimin e perimeve dhe frutave të freskëta, drithërave etj.

Nëse kjo dietë përfaqëson shumë përfitime, ky regjim nuk përbën ndonjë mrekulli. Një e ushqyer e shëndetshme, një higjienë e mirë në jetë dhe ambienti ku jetojmë mbeten faktorë të domosdoshëm të përmirësimit të shëndetit.