Fundamenti

Ndikimi i dëmshëm i kafes së mbrëmjes

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Dihet mirë se konsumimi i kafes në mbrëmje mund të të lërë pa gjumë, por shkencëtarët nga Laboratori i Këshillit kërkimor mjekësor për biologji molekulare në Britani dhe ata nga Universiteti i Kolorados kanë bërë një zbulim i cili mund të sqarojë sesi konsumimi i kafeinës ndikon në “orën biologjike” të organizmit tonë.

Ora biologjike, apo ritmi cirkadian, operon në çdo qelizë të organizmit, duke i ndezur dhe fikur gjenet në kohë të ndryshme, gjë që na e mundëson adaptimin në ciklin e jashtëm të ditës dhe natës.

Hormoni melatoninë, i cili i bën njerëzit të jenë të përgjumur, lirohet si rezultat i disa faktorëve, sikur që është dobësimi i dritës. Prishja e këtij ritmi për shkak të punës gjatë natës, udhëtimit në zona të ndryshme kohore, apo pagjumësisë, mund të shkaktojë sëmundje të ndryshme, si sëmundjet e zemrës, diabetin, sëmundjen e Alzheimerit, etj.

ARKATANA

Tani del se konsumimi i sasisë së kafes, ekuivalente me një espresso të dyfishtë, 3 orë para rënies në shtrat, mund ta kthejë orën biologjike një orë prapa, duke penguar rritjen e nivelit të hormonit melatoninë.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.