Fundamenti

Ndihmona Amerikë!

/ 4 minuta lexim
FIDANISHTJA

Nga Naser Sertolli – Sa për keqardhje dukej një i moshuar teksa një ditë, në një protestë, bashkë me dhjetëra fatkëqinj si ai, kërkonte pension dinjitoz në sheshin kryesor të Prishtinës. “Kosova është këtu falë punës e djersës tonë”, përpiqej ai para kamerës televizive ta shpjegonte hallin e tij. Me siguri, duke e parë pasurinë e pushtetarëve, në imagjinatën e tij Kosovën e përfytyronte si një vend të zhvilluar, me pasuri të pafundme nëntokësore, ku kallëpet e arit janë palë-palë dhe e lulëzuar. Pra, se Kosova është një “bukuroshe, rreth më rreth e qosh më qoshe”, ashtu siç është kënduar han-e-dan me sharki e lahutë.

Një shkrim i botuar ditë më parë në “Zëri” të bën të ndjesh keqardhje për gjenerata të tëra patriotësh që kanë dhënë jetën për Kosovën, që e kanë qullur me gjak e me djersë tokën e saj të shtrenjtë. Por, në të vërtetë, po del se toka e Kosovës është e pavlerë. Është një hiç. Ose, të paktën kështu në ekstrem e kanë zhvlerësuar një klikë njerëzish, të cilët veten e kanë veshur me kompetenca të tilla sa të bëjnë pazare të paskrupullta, të tilla sa një ari tokë të Kosovës e shesin për dy euro e gjysmë.

Sipas shkrimit në fjalë, këta njerëz pra kanë shitur 20 hektarë tokë për një çmim prej asnjë cent më shumë se 5.000 euro. A ka çka të thuhet, a ka çka t’i shtohet më shumë këtij cirkusi?

Afera, dyshime e parregullsi kanë shoqëruar pothuaj secilën valë të privatizimeve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, e cila merr vendime se kujt t’i shiten e t’i jepen me qira asetet e vendit. Por, e gërditur nga ndyrësitë që kanë ndodhur në bordin vendimmarrës të Agjencisë, para pak ditësh ka dhënë dorëheqje të parevokueshme përfaqësuesja Ambasadës së SHBA-së, zonja Bernadette Roberts. Mesazhi që përcolli përfaqësuesja e aleatit më të madh të Kosovës, aleatit të përbotshëm të shqiptarëve – Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ishte: “Grahni qysh doni e qysh jeni mësuar, unë nuk përlyhem”. Ia kishin plasur kupën…
Por, a ka derman kjo punë? A ka kush e ndal këtë proces fatal, këto pazare të pista me pasurinë e Kosovës?

ARKATANA

Shpresa e vetme për këtë vend të përvuajtur mbetet një dorë e fuqishme, një aso që ua bënë bashkë veshët anëtarëve të klikës deri t’i kthehen arsyes, derisa të bëhen të tillë që nuk e shesin një ari tokë për çmimin e një kutije cigaresh, derisa nuk i zhgënjejnë as popullin, as miqtë e tij. Një dorë e tillë është vetë SHBA-ja.

Prandaj, i takon vendit mik ta përdorë ndikimin e vet për t’i vënë gjërat në vijë, duke qenë se përfaqësuesja e tij e ka parë si shkarravitet pasuria e Kosovës dhe duke qenë se ambasadori amerikan ka qenë dëshmitar i vjedhjes së votave, përmes të cilave janë “zgjedhur” anëtarë të klikës. Ambasadori Christopher Dell mund të amnistohet vetëm nëse ka besuar sinqerisht që vjedhja në kuti ka qenë incident i izoluar dhe se “të zgjedhurit” nuk do të shkonin kaq larg në dëmtimin e shtetit.

Duke qenë se veç Amerika e shpëtoi Kosovën nga shfarosja, veç ajo mund ta shpëtojë tani nga fundosja në moçalin e krijuar nga klika.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.