KKVITI

Ndihmojnë një të dyshuar për tentim vrasje, arrestohen dy gjilanas

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Dy gjilanas janë arrestuar nga policia për tentim vrasje, armëmbajtje pa leje dhe dhënie e ndihmës pas kryerjes së veprës penale njoftoj policia e Kosovës.

Sipas policisë në rrugën “Abdulla Tahiri” në Gjilan janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj shqiptarë, pasi që të njëjtit dyshohet se kanë tentuar ta ndihmojnë një të dyshuar pasi kishte kryer një tentim vrasje.

Mobi Casa

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./rajonipress/