UBT

Ndihmoj dhe integroj vitiasit, nderohet me mirënjohje nga Sokol Haliti

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Viti – Kryetari i Komunës, Sokol Haliti ka pritur sot në një takim kanadezin Prof. Dr. Gery Partloë me mërgimtarë vitias të cilët jetojnë në Kanadë. Sipas mërgimtarëve vitias të cilët gjenden në Kanada z. Partloë ka bërë shumë për shqiptarët e Kosovës, të cilët në kohë lufte kanë emigruar në këtë shtet.

Me këtë rast Kryetari Haliti e ka falënderuar z. Partloë me një mirënjohje për atë se çka ka bërë për shqiptarët e Kosovës në kohët më të vështira.

Uji Dea

Sipas mërgimtarëve vitias të cilët gjenden në Kanada z. Partloë ka bërë shumë për shqiptarët e Kosovës, të cilët në kohë lufte kanë emigruar në këtë shtet.

Sipas tyre ata janë pritur mirë nga ai dhe familja e tij të cilët i kanë ndihmuar vitiasve të shpërngulur prej luftës të integrohen në Kanadë./rajonipress/