Eko Higjiena

Ndihmohen me lodra parashkollorët e disa shkollave në Gjilan

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Me iniciativë të Klubit Rotarak “Anamorava” dhe në bashkëpunim me Drejtorinë Komunale të Arsimit në Gjilan, është bërë sot shpërndarja e lodrave për klasat parashkollore, si në fshatin Pogragjë, Përlepnicë, Shurdhan, Cërrnicë dhe Verbicë e Zhegocit, donacion i mbledhur nga ky klub përmes kontributit të nxënësve nga shkollat e Gjilanit.

Përmes projektit “Dhuro Lodra”, është arritur që ky qëllim sot të bëhet realitet për shkollat në fjalë, që në fakt është kontribut i vetë nxënësve për nxënësit.
Me këtë rast drejtori i Arsimit, Nazmi Musa, ka thënë se kjo iniciativë e klubit Rotarak është e një rëndësie të veçantë sepse po bëhet nga rotarianët e rinjë përmes kontributit të nxënësve të disa shkollave të ndryshme të Gjilanit.

“Rotarianët janë partner të shumë fushave në Komunë, e në veçanti të arsimit. Por, këtë po e vazhdojnë me shumë përkushtim edhe Klubi Rotarak “Anamorava”, që sot kanë arritur t’i pajisin me lodra në masë të konsiderueshme klasat parashkollore të pesë fshatrave. Ne jemi mirënjohës për këtë iniciativë dhe do të jemi mbështetës edhe gjatë të ardhmes në iniciativa të kësaj natyre, sepse ato po bëhen me qëllim të mirë dhe me të vetmen arsye krijimin e kushteve më të mira për fëmijët parashkollor”, tha ndër të tjerash drejtori Musa.

Ndërsa, Ilmi Hajdini, kryetar i Klubit Rotarak “Anamorava”, ka thënë se kjo është arritur me lehtësi, por me një përkushtim të detajuar mirë dhe me kreativitet, ku i ka falënderuar me këtë rast të gjithë fëmijët të cilët kanë kontribuar në këtë drejtim.

United Hospital

“Falë bashkëpunimit me drejtorinë e Arsimit, ne kemi arritur që të mbushim disa paketa nëpër shkollat e Gjilanit, përmes projektit “Dhuro Lodra”, që është mundësuar nga vetë nxënësit e shkollave, të cilët në këto paketa kanë deponuar lodrat e tyre të përdorura që kanë dëshiruar t’i ndajnë me fëmijët parashkollor. Projekte të mira mund të realizohen edhe pa mjete financiare, por vetëm me një organizim të mirë dhe të dizajnuar mirë. Kështu në këtë formë por edhe në mënyra të tjera do të vazhdojmë aktivitetet tona drejt realizimit të projekteve të tjera me rëndësi për fëmijët në përgjithësi dhe nxënësit në veçanti”, ka thënë Hajdini.

Ndërsa drejtori i shkollës “Bajram Curri”, në fshatin Shurdhan, ka thënë se ky donacion sado që në fillim dukej simbolik, pas hapjes së këtyre pakove, u pa të jetë me rëndësi shumë të madhe dhe mbushi klasën parashkollore me lodra që bënë të mundur realizimin e programit më lehtë dhe ndikon në përmirësimin e kushteve për fëmijët parashkollor, duke e shndërruar këtë ambient në një atraksion për fëmijët.

Edhe edukatorja Valentina Jashari, ka vlerësuar këtë donacion me shumë rëndësi dhe më tërheqës për fëmijët e këtyre klasave./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.